Angjellkoviq: Zemra nga Gjermania më tërhoqi në Kamenicë, dëshiroj që im bir të rritet në vatrën tonë

Lazar Anđelković
Burim: Kosovo Online

Në Gjermani rrogat janë më të larta, standardet më të mira, por zemra më tërhiqte në Kamenicë. Aty jam rritur dhe gjithçka është e imja, prindërit, vëllezërit, miqtë e mi. Dhe dëshiroja që fëmija im të rritet në shtëpinë e vet në Kosovë, rrëfen Llazar Angjellkoviq teknik mjekësor i cili pas pesë vitesh që ka kaluar në Fuldan afër Frankfurtit, vendosi që shërbimin e tij profesional, t’a vazhdojë në Shtëpinë e Shëndetit në Kamenicë.

“Kryesisht për atë që kam lindur në Kamenicë, sepse aty jam rritur. Prindërit e mi janë në Kamenicë, vëllezërit e mi, familja ime, miqtë e mi dhe sepse aty ndihem më mirë. Ndaj vendosa të kthehem. Mendova se do të ishte shumë më herët, por për shkak të punës këtë nuk munda t’a bëja” thotë Angjellkoviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit spegon se në Gjermani ka punuar pesë vite, në Fulda afër Frankfurtit, por që pavarësisht kushteve të mira-zemra e tij është tërhequr në Kosovë.

“Kam pesë vjet që jam në Gjermani. Kam punuar në lavanteri derisa arrita nivelin B1 të gjermanishtes. Më pas kalova për të punuar në Qendrën e Rehabilitimit në banjë. Edhe pse të gjithë e dimë se rrogat janë shumë më të larta në Gjermani, megjithatë vendosa të kthehem në Kamenicë që fëmija im të rritet në Kosovë. Ajo çka është dëshira ime, është që fëmija im të rritet në vatrën tonë shekullore” thotë Angjellkoviq.

Ky i fundit pranon se pavarësisht shqetësimeve për situatën aktuale të sigurisë, si prindërit dhe miqtë e tij, ishin jashtëzakonisht të lumtur kur ai u tha atyre se dëshironte të kthehej.

“Bashkëshortja ime më mbështeti dhe së bashku morëm këtë vendim. Prindërit e mi gjithashtu janë të lumtur për këtë. Sigurisht që gjendja në Kosovë e Metohi, momentalisht nuk është tamam e shkëlqyer, janë pak të shqetësuar për këtë, por janë të lumtur pasi unë bashkëshortja ime dhe djali ynë 12.5 muajsh do të jemi sërish me ta në Kamenicë” thekson Angjellkoviq.

Ai shton se reagime të ngjashme ka marrë edhe nga miqtë e tij.

"Dhe ata më dhanë mbështetje të plotë. Dhe ata e dinë që situata momentale është e keqe, por shpresojmë që në të ardhmen të jetë shumë më mirë dhe më e paqtë” shpreson Angjellkoviq.

Në shtëpinë vendore të Shëndetit në Kamenicë, duhet të nisë të funksionojë jo më vonë se në maj. Më parë duhet të përfundojë të gjitha dokumentet në Gjermani.

Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë së Sërbisë i ka ofruar të gjithë mbështetjen logjistike në planin e kthimit.

“I detyrohem falënderim të veçantë ministrit Lonçar dhe ekipit të tij. Më kontaktuan tre ditë pasi aplikova për t'u kthyer dhe pranuan lutjen time për të vazhduar punën në vendlindjen time. Pres të nis punën në Shtëpinë e Shëndetit në Kamenicë në muajin maj, ndërsa këtu do të përfundoj të gjithë dokumentacionin” spegon Angjellkoviq.