Arqipeshkvia rashko-prizrenase: Jemi të pikëlluar nga reagimi i Çekut, nuk egzistojnë arsye ligjore për ndalimin e ardhjes së Gjokoviqit

Pranje murala sa likom Novaka Đokovića
Burim: Kosovo Online

Arqipeshkvia e Rashkës dhe Prizrenit bën të ditur se është “thellësisht e pikëlluar nga postimi në Tviter i ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës Hajrulla Çeku se nuk është e mundur ligjërisht që tenisti më i mirë në botë Novak Gjokoviq të vijë në Kosovë e Metohi, sepse nuk ka kryer vaksinën anti-Covid”, ndonëse, siç theksojnë, ky detyrim ligjor nuk është më në fuqi prej një viti.

Kujtojmë se Novak Gjokoviq ka shprehur dëshirën për t'i pagëzuar fëmijët e tij në Kosovë, pas së cilës Çeku ka njoftuar në Tvitter përmes mesazhit: “Jo vaksinë-jo hyrje”.

“Pyesim se cilat janë shancet për paqe dhe mirëkuptim në Kosovë e Metohi që po përcjell një zyrtar i qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministri i Kulturës dhe Sportit, ku përmes komentit të papërshtatshëm në rrjetet sociale, ka keqinterpretuar deklaratën e Novak Gjokoviqit, i cili tha në intervistën për gazetën italiane Korriere dela Sera se: “Nuk dëshiroj të merrem me politikë, por për çdo sërb, Kosova është zemra, është qendra e kulturës, identitetit tonë, traditës, besimit tonë”, dhe gjithçka në kontekst dëshirës së tij të shprehur publikisht për t'i pagëzuar fëmijët në Kosovë e Metohi” thuhet në njoftimin në ueb-faqen e Arqipeshkvisë së Rashkës e Prizrenit.

Më tej në deklaratë thuhet se “i luten Zotit që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve dhe lirinë fetare, sepse nuk egzistojnë arsye ligjore për ndalimin e hyrjes së Gjokoviqit, i cili vlerësohet si sportist nga shumë shqiptarë të Kosovës”.

“Është e rëndësishme të theksohet se bartësit e mesazhit të paqes, si Shenjtëria e Tij Arqipeshkvi Porfiri dhe Novak Gjokoviç, veçse kontribuojnë në bashkëjetesën mes shqiptarëve e sërbëve dhe popujve të tjerë duke sjellë bekime për të gjithë ata që jetojnë këtu” thuhet në deklaratë.