Gjokoviq: Kosova është në zemrën e çdo sërbi, ajo është qendra e kulturës, identitetit dhe besimit tonë
Tenisti sërb Novak Gjokoviq ka thënë se dëshiron të pagëzojë fëmijët dhe shton se Kosova ndodhet në zemrën e çdo sërbi pasi përfaqëson qendrën e kulturës, identitetit, traditës dhe besimit tonë, transmeton Sportal.
Në një intervistë për gazetën italiane Koriere dela Sera, Gjokoviq ka thënë se është i vetdijshëm që çështja e Kosovës është delikate dhe ndonëse nuk ka konflikt të armatosur, egziston mjaft tension.
"Dëshiroj të kthehem në Kosovë me bashkëshorten dhe aty të pagëzoj fëmijët, Stefanin tetë vjeç dhe Tarën pesë vjeç. E di që kjo është çështje delikate, që konflikti vazhdon të jetë i pranishëm ndonëse jo i armatosur, por që ka mjaft tension. Nuk dua të hyj në politikë, por për çdo sërb, Kosovën e kanë në zemër, ajo është qendër e kulturës sonë, identitetit tonë, traditës dhe besimit tonë" ka thënë Gjokoviq.
Duke folur për fëmijërinë e tij, Gjokoviç tha se kishte liri të plotë, pa telefon.
"Kur perëndonte dielli, ky ishte sinjali që duhej të kthehesha në shtëpi. Pylli dhe natyra ishin thelbësore në edukimin tim, kështu që do të doja që fëmijët e mi të ishin sa më shumë të jetë e mundur në natyrë. Kur isha katër vjeç, më dhanë raketën e parë, por askush nga ne nuk kishte luajtur ndonjëherë tenis, askush nuk e dinte se çfarë ishte. Ishim familje skiatorësh" tha ai.
Gjokoviq spegoi se përse e krahason veten me një ujk.
“Kur isha fëmijë takova ujkun në pyll. Përjetova frikë të thellë, më thanë se në raste të tilla duhet të kthehesh ngadalë pa i humbur nga sytë. U pamë në sy për 10 sekonda, më e gjata në jetën time, e pastaj u ktheva majtas dhe ika. Përjetova ndjenjë mjaft të fortë që kurrë nuk m’u largua, lidhja e shpirtit me shpirtin. Kurrë nuk kam besuar tek rastësitë dhe nuk mendoj se nuk ishte as ai ujk. Për mua ishte takim i shkurtër, por mjaft i rëndësishëm” tha Gjokoviq.
Ky i fundit thotë se është shumë i lidhur me familjen dhe se mundohet të jetë i disponueshëm për të gjithë, por që ndonjëherë më duhet të jem vetëm.
Ai shton se në një farë mënyrë ka mbetur i lidhur me atë ujk sepse për sërbët, ujku është kafshë e shenjtë.
"Ujku është kafsha jonë totemike. Është simbol i traditës kombëtare, besimit stërgjyshor që i paraprin krishterimit. Feja para fesë", shtoi ai.
Është fakt i njohur që ka pasur ndikim të madh tek Jelena Gençiq, ndërsa Gjokoviq thotë se ka parë diçka tek ai dhe se ka mësuar gjithçka që di nga ajo.
I pyetur për të komentuar luftën në Ukrainë, Novak u përgjigj përmes një shembulli personal:
"Si bir i luftës, gjithçka që mund të them është se askush nuk fiton në luftë. Lufta është gjëja më e shëmtuar në jetë, shpikja më e keqe e njeriut, ideja më e keqe në histori. Kam parë vuajtjet dhe varfërinë në vendin tim, e vetmja gjë që mund të bësh, është t'i lutesh Zotit që ajo të përfundojë nesër.
Lufta hap zbrazëti në çdo familje, për këtë nuk mund të mbështes çfarëdolloj lufte ndaj kujtdo vendi".
I pyetur për të speguar se përse nuk i’u nënshtrua vaksinimit kundër virusit korona, për të cilën karriera e tij u dëmtua, Gjokoviq thotë se shumë njerëz e vlerësuan që ai mbeti konstant.
Gjokoviq theksoi se 95% e asaj që është shkruar dhe thënë për të në televizion në tre vitet e fundit, është krejtësisht e gënjeshtërt.
“Nuk jam kundër vaksinimit dhe asnjëherë nuk kam thënë se jam, as nuk jam për vaksinim. Ajo për të cilën jam, është liria e zgjedhjes. E drejta themelore e lirisë së vendimarrjes se çfarë do të të injektojnë në trup dhe çfarë jo. Pasi u ktheva nga Australia, e kam speguar këtë tek BBC, por ata hoqën shumë fjali që nuk ishin të përshtatshme. Kjo është arsyeja se përse nuk kam folur më për këtë histori”, tha ai.
Kur bie fjala se përse nuk e lejuan të lunate në Grand Slemin e Australisë, Gjokoviq thotë se mbeti si rast politik e cila kërcënoi botën.
"Më vendosën një etiketë tërësisht të gënjeshtërt e më pas më dhemb stomaku, si i etiketuar person non-grata. Në fund personat që përballën me mediat, nuk kanë shance. Më kanë zhgënjyer jashtë mase kur gjysma e shoqërisë ishte kundër meje, atëherë shikon fytyrën e vërtetë të njerëzve. Mjaft njerëz më kthyen shpinën, përfshirë dhe shumë lojtarë dhe ndonjë organizator" ka thënë Gjokoviq.
0 komentet