Avokati Vasiq: Sjellja skandaloze e Prokurorisë, Trajkoviqit para seancës i është caktuar masa e paraburgimit
Avokati Dejan Vasiq, avokati mbrojtës i Sllagjan Trajkoviqit, gjykimi i të cilit filloi sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka ngritur akuza të shumta kundër punës së Gjykatës dhe Prokurorisë, duke theksuar se gjykata i ka lejuar vetes të shëndrrohet në “një shkrues të zakonshme i Prokurorisë Speciale në Prishtinë”.
"Kjo është sjellja më skandaloze e prokurorisë që kam parë në 16 vitet e punës sime dhe mbi 10 mbrojtjet në rastet e krimeve të luftës. Nga shkresat e lëndës kemi marrë vetëm atë që ka kërkuar prokurori", tha Vasiq në gjykatë.
Ai shtoi se Trajkoviqit i është caktuar masa e paraburgimit para se të merrej në pyetje.
“Si mund të bëjmë deklaratë, ky njeri ka shtatë muaj në paraburgim, pesë herë i kam shkruar Prokurorisë Speciale për të na lejuar të marrim pjesë në hetim dhe janë dëgjuar 30 dëshmitarë nga policia, ndërsa tetë janë dëgjuar nga Prokurorit. Asnjë herë nuk na kanë thirrur për të na treguar se për çfarë akuzohet Trajkoviq”, ka theksuar Vasiq.
Vasiq kërkoi që gjykata të caktojë garancin për lirimin me kusht për Trajkoviqin në arrest shtëpiak për shkak të sëmundjes, kurse Prokuroria e kundërshtoi këtë kërkesë.
Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, Sllagjan Trajkoviq së bashku me kolegë të tjerë u larguan nga Policia e Kosovës në shenjë proteste ndaj dhunës që autoritetet në Prishtinë po ushtrojnë ndaj serbëve në veri.
Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut dhe që atëherë është në paraburgim.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Trajkoviqit për krime të dyshuara lufte kundër popullatës civile në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1999, në fshatin Reznik të komunë të Vuçitrnës dhe fshatrave përreth.
0 komentet