Banorët e Banjskës për Kosovo onlajn: Të gjithë jemi nën shok, deri kur do të jetojmë me frikë

Milenko Luković, Banjska
Burim: Kosovo Online

Punonëjsi i arsimit në pension banor i Banjskës Millenko Llukoviq, ka thënë për Kosovo onlajn se pas incidentit të së dielës kur humbën jetën tre sërbë dhe një polic shqiptar, në fshatin e tij ndjehet veçse frikë, ankth dhe pasiguri. Ai thotë se gjatë incidentit me familjen e tij u shtri në shesh ndërsa shpërthimet e forta trondisnin shtëpinë. Policia i’a behu duke bastisur shtëpinë e tij dhe ndërtesën e vajzës. Pritshmëri nuk ka, ashtu sikurse asnjë shpresë për të ardhme të mirë.

“Çfarë t’ju them, e tmerrshme, e frikshme, kaq frikë, nipërit brenda...Prej shpërthimeve të forta banesa u trondit. U shtrimë në dysheme, e nesërmja ashtu gjithë ditën. Nuk e di me të vërtetë çfarë bëhet dhe çfarë do të bëhet. Nuk e kam për veten time, jam në vitet e mia, por fëmijët janë këtu, tetë nipër të mitur. Ku të shkojmë? Kujt i kemi bërë keq dhe përherë kështu diçka të tilla na ndodhin, këto vrasje, sulmet, këto zjarrvëniet. Nuk e di për sa kohë vërtet. Nuk e di nëse është ky fati ynë apo vullneti i më të fortit dhe duket se na bëjnë çfarë të duan dhe si të duan" ka thënë Llukoviq.

Ky i fundit ka theksuar se dje në pronën e tij kanë qenë pjesëtarë të Policisë Kosovare ku e kanë plaçkitur shtëpinë e vajzës së tij dhe barakën ndihmëse, ndonëse, siç thotë ai, do t'i kishte hapur gjithçka vetë po t’a kishin pyetur.

Llukoviq thotë se disa shtëpi të tjera në lagje janë vandalizuar dhe shton mes lotësh se as ai dhe as familja e tij nuk mund të qetësohen.

"Jemi të rrënuar. E turpshme që më rjedhin këto lot tani, por dhimbja dhe frika janë më të forta se gjithçka. Askush nuk doli nga shtëpia, nuk na lanë të dilnim. Nuk kemi pasur kontakt me askënd në fshat", tha ai.

Llukoviq bën të ditur se vendasit nuk i besojnë më askujt dhe nuk presin që që do jetë mirë. “Nëse nga kreu i shtetit vazhdojnë të thonë “patëm bisedime korrekte, kemi pasur bisedime me miq” po cilët janë këta miq, armiqtë sërbë? Kush merret me këtë? Merren përfaqësuesit e Kfor, Unmikut, Euleksit, mos ndoshta lejohen nga dikush, ndoshta atyre ata nuk i lejojnë? Sepse duke parë të nesërmen nga dritarja, aty me shume kishte nga ata të KFOR të cilët ruajnë policinë. Shikoni se kush është haptazi kundër popullit tonë dhe kush shikon që të na rrënojnë dhe të shpërngulemi prej këtej. Fajësojnë Kurtin, ai është vetëm egzekutues i urdhrave të Kforoxhinjve, EULEKS, apo Bajdenit, Sholcit, Makronit dhe të mos numëroj më tej” tha Llukoviq.

Ky i fundit thotë se nëse do të shohim të kaluarën kanë qenë sërish të njëjtët njerëz që kanë persekutuar popullin sërb.

"Jemi të dobët, të vegjël, vuajmë, nevrikosemi e çfarë të bëjmë. Kjo është jeta jonë e përditshme. Nuk pres asnjë të mirë. Nëse do t’i thoja Qeverisë së Sërbisë dhe Sërbisë, le të ngrenë Arsen Çarnojeviqin e Tretë dhe le të na çojë diku në ndonjë shpëtim, përndryshe kjo lloj jete nuk vlen”, përfundon Llukoviq.

Svetllana Llukoviq nga Banjska thotë për Kosovo onlajn se është nën depresion prej së dielës kur në fshat ndodhën të shtënat.

Ajo kujton se u ngrit për të ushqyer pulat dhe më pas e kuptoi se çfarë po ndodhte, qysh atëherë, thotë ajo, lotët nuk janë ndalur.

Svetllana Llukoviq ka dhe një dyqan në Banjska, por askush nuk ka hyrë në të qysh prej të dielës. Të gjithë, thekson ajo, janë të tmerruar.

“Nuk di çfarë të them jam nën terapi. Kur hyra në shtëpi dhe u ula më derdhën ujë. Jam në depresion. Të gjithë jemi nën shok” ka thënë Llukoviq.