Hill: Ngjarjet në Banjskë tragjike, e rëndësishme është të inkurajohet sërish dialogu

Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori amerikan në Beograd Kristofer Hill ka thënë sot se dhuna që ndodhi në Banjskë në Kosovë është "ngjarje tragjike" dhe tha se është e domosdoshme që të vazhdohet me procesin politik dhe sa më parë të inkurajohet dialogu.

Hill ishte pjesmarrës në debatin publik "Mjedisi i ndryshuar gjeopolitik dhe sfidat ndaj rendit juridik ndërkombëtar" nën organizimin e Këshillit për strategji politike në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Sërbi e me këtë rast, ka dënuar vrasjen e policit shqiptar në Banjskë.

"Të gjithë duhet të dënojmë vrasjen e policit kosovar dhe përherë na vjen keq për humbjet e jetëve por është e domosdoshme që të vijojmë me procesin politik. Aktualisht po ndodh procesi i cili duhet të inkurajojë dialogun" ka thënë Hill. 

Ky i fundit shtoi se situata trajtohet seriozisht dhe për të diskutuar se çfarë hapash duhet të ndërmerren, duke theksuar se është e rëndësishme të vazhdojë procesi diplomatik.