Banorët e Shtërpcës në prag të vendimit në Hagë – disa presin dënim, të tjerë besojnë se një aktgjykim lirues do të sillte paqe
Në prag të shpalljes së nesërme të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mendimet e banorëve të Komunës së Shtërpcës janë të ndara. Disa theksojnë se aktgjykimi duhet të jetë dënues, ndërsa të tjerë mendojnë se duhet të jetë lirues, sepse në këtë mënyrë situata do të mbetet e qetë.
Sokol Radivojeviq thekson se, nëse ekzistojnë prova se ata janë kriminelë lufte, aktgjykimi duhet të jetë dënues.
„Nëse janë kriminelë lufte, duhet t’i dënojnë. Ata thonë aktgjykim lirues, do të shohim nesër se çfarë do të ndodhë. Është normale, prej kaq vitesh jetojmë me frikë, ndoshta nesër do të ndodhë diçka, por nuk do të jetë e rrezikshme“, tha Radivojeviq.
Një bashkëqytetare mendon se aktgjykimi do të jetë dënues.
„Besoj se do ta dënojnë, nuk e di“, tha ajo.
Stojan Stanishiq thekson se, në çdo rast, duhet t’i dënojnë me njëfarë dënimi.
„E kanë merituar dënimin më të rëndë, ndërsa për ne ndoshta një dënim solid do të ishte edhe deri në dhjetë vjet. Presim që gjithçka të shkojë sa më mirë dhe situata të jetë e qetë, megjithëse nuk jemi edhe aq të sigurt dhe gjithçka është e mundur. Nuk ndihemi edhe aq të sigurt, por megjithatë besojmë më së shumti te vetja, ndërsa te KFOR-i nuk kemi edhe aq besim“, tha Stanishiq.
Miroslav Vuciq mendon se aktgjykimi ndoshta duhet të jetë lirues, në mënyrë që të ketë paqe dhe gjithçka të vijë në vendin e vet.
„Besoj se do t’i dënojnë, edhe Kadri Veselin edhe të tjerët. Por ndoshta më e padhembshmja është që të mos i dënojnë, sipas meje është më e mençur të mos i dënojnë, që gjithçka të vijë në vendin e vet dhe të ketë paqe“, tha Vuciq.
Edhe një bashkëqytetare tjetër tha se të gjithë do të përfitonin nëse aktgjykimi do të ishte lirues.
„Shpresoj që edhe nëse e lirojnë, kjo do të jetë në favorin tonë, se do të sillet më mirë me ne. Edhe më parë ka qenë shumë i mirë, sepse me të mund të bashkëpunohej“, tha kjo banore e Shtërpcës.
Zorka Grbiq nuk shpreson se do të ketë dënim, duke theksuar se vetëm populli serb ka kaluar keq në Hagë.
„Nuk besoj se do të ndodhë asgjë, vetëm neve serbëve na kanë shkatërruar gjithë këto vite në Tribunalin e Hagës“, tha Grbiq.
Çedomir Davidoviq gjithashtu mendon se aktgjykimi do të jetë lirues.
„Nuk do të ndodhë asgjë, ai do të lirohet“, tha Davidoviq.
komentet