Vuçiq: Do të ndjek shpallen e vendimit të liderëve të UÇK, e rëndësishme është sigurimi për sërbët në K&M

Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh sot se do të ndjekë direkt shpalljen e vendimit për liderët e UÇK në Hagë dhe shtoi se është mjaft i shqetësuar dhe se është mjaft e rëndësishme që të ruhet paqja dhe të sigurohen sërbët e Kosovës.

“Gjeta strejmin dhe sigurisht që do t’a ndjek shpalljen e vendimit më 16 shtator nga ora 10:00. Dua t’a ndjek sigurisht” tha Vuçiq në TV Pink.

Pyetjes nëse e shqetëson gjithçka që po ndodh në lidhje me atë dhe tubimet mbështëse për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, Vuçiq theksoi se është mjaft i shqetësuar.
"Më shqetëson mjaft ndaj dhe ishte e rëndësishme që i dërgova letër Mark Rute, ishte e rëndësishme që ai më dërgoi përgjigje. Të rëndësishme janë dhe reagimet e sotme të KFOR që flasin se nuk do të lejojë asnjë lloj eskalimi ndaj shumë e rëndësishme të ruhet paqja dhe të ketë siguri për njerëzit tanë", theksoi Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se mbrojtja e sërbëve në Kosovë e Metohi është detyrë e KFOR dhe NATO dhe jo e ndonjë të ashtuquajture Policie Kosovare.

"Në atë polici asnjë sërb nuk beson në Kosovë e Metohi”, theksoi Vuçiq. 

Vuçiq: Do jap dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator

Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmjen e sotme se do të japë dorëheqjen si president i Republikës më 27 shtator dhe shtoi se atë ditë do t'u drejtohet qytetarëve dhe do t'i falënderojë për mbështetjen.

Vuçiq në TV Pink vuri në dukje se kishte qenë president i Republikës në kohën më të gjatë qysh nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Sërbi dhe theksoi se nuk do t’ia arrinte pa mbështetjen e qytetarëve.

"Po ju informoj se më 27 shtator, do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Do t'u drejtohem atë mbrëmje njerëzve dhe do t'i falënderoj për mbështetjen. Kam qenë president i Republikës në kohën më të gjatë qysh nga vendosja e sistemit shumëpartiak në vendin tonë. Unë këtë pa qytetarët e këtij vendi nuk do të mundja. E vetmja çka mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Sërbisë, u shërbeva me besnikëri qytetarëve të këtij vendi, me besnikëri, me zell, me përkushtim, duke luftuar", tha Vuçiq. 

Ky i fundit shtoi se pas kësaj, do të nisë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të planifikuara për 25 tetor.