Bellosheviq: Banorët e Lubozhdës të shqetësuar dhe të frikësuar për sigurinë e tyre
Anëtarët e organit të përkohshëm të Istogut kanë vizituar sot disa familje të kthyera të cilat në 20 ditët e fundit u janë grabitur banesat, ndërsa kryetari i këtij organi të përkohshëm Kosta Bellosheviq thekson se pronarët e shtëpive dhe fqinjët e tyre dukshëm janë të shqetësuar dhe frikësuar për sigurinë e tyre.
Bellosheviq për Kosovo onlajn thotë se ka biseduar me banorët të cilët dukshëm janë të shqetësuar dhe frikësuar.
"Frikësohen për sigurinë e tyre, para të gjitha problemeve që kanë-papunësia dhe probleme të tjera ekonomike, kohët e fundit po ndeshen dhe me problemet e sigurisë" bën të ditur.
Bellosheviq thotë se në periudhën e mëparshme u grabitën shtatë shtëpi, ndërsa më parë u plaçkitën fill pas Krishtlindjes kur pronarët e këtyre shtëpive kanë qenë në Sërbinë qëndrore ku kaluan festat.
"Por kjo ka vazhduar dhe dy të fundit u grabitën dy ditë më parë" thotë Bellosheviq dhe bën të ditur se është marrë plugu i traktorit, 5 m3 dru, televizori, kompjuteri, pajisje shtëpiake, si dhe mobiljet e ngelura janë shkatërruar.
Bellosheviq shton se policia ka qenë në vendngjarje ndërmori veprimet dhe siç thotë me kaq mbaroi.
"Detyra e policisë është që të gjejë autorët. Gjithçka ndodhi brenda natës, askush nuk i pa dhe në mëngjes fqinjët dhe të afërmit e pronarëve të këtyre shtëpive vurën re se ato ishin plaçkitur dhe se kishte pasur rrëmujë" thotë Bellosheviq.
Në fshatin Lubozhdë Komuna e Istogut, dje u plaçkit shtëpia e Marinko Bllagojeviqit dhe Tomisllav Radivojeviqit, ndërsa gjatë festës së Krishtlindjes në të njëjtin fshat, u plaçkitën shtëpitë e Zharko Zariqit dhe Radomir Ristiqit.
komentet