Zyra për K&M: Vijojnë sulmet ndaj pronave të sërbëve dhe KOS, incidentet etnike janë sinjal për bashkësinë ndërkombëtare
Nga Zyra për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Republikës së Sërbisë është reaguar me rastin e plaçkitjes së banesës familjare të Miodrag Kostiqit nga Plemetina, duke vlerësuar se ky sulm po kërcënon sërish sërbët që duan të jetojnë në paqe në shtëpitë e tyre dhe të vizitojnë vendet e tyre të shenjta në Kosovë e Metohi.
Në njoftimin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, thuhet se shtëpia e familjes së Miodrag Kostiqit u gjend për fundjavë në shënjestrën e grabitësve të cilët i plaçkitën garazhin ku ai mbante mjete me vlerë. Shtohet se kjo ka shkaktuar ankth të madh si tek ai ashtu edhe tek fqinjët e tij në këtë fshat “të cilët me të drejtë frikësohen për sigurinë dhe pronat pasi në këtë mënyrë rrezikohet egzistenca e tyre”.
“Ky sulm është në vazhdën e sulmeve ndaj pronave sërbe dhe Kishës Ortodokse Serbe këtë vit, sepse vetëm para disa ditësh janë grabitur dy shtëpi të të kthyerve në fshatin Lubizhdë të komunës së Istogut, ndërsa dje dhe kisha në fshatin Zupçe me të cilët sërish kërcënon sërbët që duan veçse të jetojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe të vizitojnë objektet e tyre të shenjta në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë. Kjo praktikë e frikësimit të sërbëve ka qenë veçanërisht dominuese qysh prej ardhjes së Kurtit në pushtet, që nga koha kur kemi regjistruar incidente të shumta, që kanë për qëllim të kërcënojnë mbijetesën e popullit sërb në krahinë”, thuhet në deklaratë.
Siç bëhet e ditur në këtë të fundit Zyra për Kosovë e Metohi do të ndihmojë vendasin Kostiq nga Plemetina që të mbahet në këmbë, ndërsa “seritë e incidenteve etnike janë sinjal për komunitetin ndërkombëtar që të bëjë gjithçka për të ndalur shtypjen e sërbëve në K&M t'u sigurojë kushte elementare jetike në shekullin XXI, për të jetuar të lirë dhe të sigurtë në vatrat e tyre”.
0 komentet