E ëma e Stefanit të lënduar: Jam e sigurt se bëhet fjalë për tentativë vrasje ndaj tim biri

Zorica Stojanović
Burim: Radio televizija Gračanica

Nëna e Stefanit 11-vjeçar, i cili ka qenë lënduar në Ditën e Buzmit në Gotovushë, ka deklaruar se i falënderon Zotit që djali i saj është gjallë dhe jashtë rrezikut dhe se as mund të mendojë se përfundimi ka mundur të jetë ndryshe, transmeton RTV Graçanica.

“Isha në tronditje të plotë atë ditë, dhe për të më qetësuar më thanë se fëmija im nuk është qëlluar drejtpërdrejt. Megjithatë, në bisedën me Stefanin dola në përfundimin se u qëlluan me qëllim dhe se ishin me fat që gjithçka përfundoi me lëndime”, tha Zorica Stojanoviq dhe shtoi se vetëm tani, pas gjithçkaje, mund të shihet gjendja reale.

Stojaniviq ka theksuar se ajo nuk ka qenë e pranishme në vendin ku ka ndodhur, dhe se në momentet e para ajo i ka transmetuar informacionet që i kanë arritur. Ajo ka theksuar se miqtë dhe të afërmit kanë dashur ta zbusin situatën për ta qetësuar.

“Faleminderit të gjithëve që deshën të na ndihmojnë në këtë mënyrë dhe për të më mbrojtur sepse isha nën stres të madh dhe isha shumë i frikësuar, faleminderit Zotit që gjithçka përfundoi mirë, dhe tani e di që ishte një tentativë vrasjeje”, thotë Stojanoviq.

Ajo thekson se është absolutisht e sigurt se shqiptari qëlloi Stefanin dhe Milloshin me qëllim.

“Unë pres që shqiptari që qëlloi të dënohet më rëndë dhe këtë po e kërkoj nga organet e drejtësisë, sepse kjo nuk falet. Pyes veten se sa më, a ka nevojë të lëndohet dikush”, pyeti Stojanoviq.
Sipas shtypit të Prishtinës, shqiptarit që qëlloi Stefanin dhe Milloshin, i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.