Vuçiq: Sulmi ndaj djemve serbë e bashkoi më tej popullin serb

Aleksandar Vučić
Burim: Srpska napredna stranka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar sot se sulmi ndaj djemve serbë në Kosovë e bashkoi edhe më tej popullin serb.

“Shpresoj në një qasje serioze, të përgjegjshme dhe racionale, dhe jo në çmenduri dhe urrejtje. Kjo i bashkoi edhe më tej serbët dhe të gjithë qytetarët e Serbisë, pavarësisht kombësisë”, tha Vuçiq për TV Pink. Prandaj kërkoi nga të gjithë qytetarët që të gjithë të punojnë së bashku edhe më fort e më shumë, që vendi të përparojë.

“Ne i kemi rritur rezervat me 80 për qind, kështu që është e mundur. U kërkoj të gjithëve të punojnë edhe më fort, të presim me padurim çdo fabrikë të re, çdo rrugë të re, hekurudhë, çdo ton grurë, misër, mollë, mjedër”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse ushtria serbe është e aftë ta mbrojë popullin serb në Kosovë, Vuçiq tha se nuk i pëlqen të flasë në atë mënyrë, sepse nuk dëshiron “të detyrohet ta bëjë këtë, sepse do të ishte problem politik për të gjithë ne”.Por, më lejoni të përgjigjem me një kundërpyetje - pse bastisësit e Kurtit nuk dolën në barrikada në veri për 20 ditë”, e pyeti presidenti i Serbisë.