Ellek: Si pasojë e ndalimit të dinarit preken të punësuarit në QKS Mitrovica e Kosovës, mungon dhe ushqimi për pacientët

Elek
Burim: Kosovo Online

Kolegiumi i Qendrës Klinike Spitalore të Mitrovicës së Kosovës me në krye dr Zllatan Ellek, drejtori i këtij institucioni, kanë bërë të ditur në konferencën e sotme për mediat problemet me të cilat ky spital po përballet pas 1 shkurtit qysh kur hyri në fuqi Urdhëresa e Bankës Qëndrore të Kosovës në të cilën ndalohej dinari.

Ellek ka bërë të ditur kategoritë më të prekura që janë cënuar nga ndalimi i dinarit.

Kategoria e parë janë të punësuarit e kësaj qendre spitalore dhe siç kujton Ellek bëhet fjalë për rreth 1.700 punonjës familjet e të cilëve mbahen nga rroga e tyre.

"E dini që rrogat tona vijnë rregullisht prej vitit 2013 dhe disa herë janë rritur. Tani të gjithë punonjësit janë të prekur pasi nuk munden të tërheqin të hollat. Shikoni radhë të gjata para të vetmes bankë prej të cilës mund të tërheqim të hollat-Banka e Kursimeve Postare. Me këtë preken direkt mjekët, infermieret, stafi, teknikët, shoferët, kujdestarët. Jemi të dënuar që sërish të shkojmë në Sërbinë qëndrore të tërheqim të ardhurat vetjake në Rashkë, Novi Pazar dhe Kraljevë", ka thënë Ellek.

Ky i fundit thekson se kjo është hera e dytë sesi punonjësit munden të shkojnë jashtë Kosovës, ndërsa hera e parë ishte për shkak të vaksinimit.

Kategoria e dytë e prekur janë të sëmurët pasi në QKS Mitrovica e Kosovës mungon ushqimi. Brenda qendrës ka gati 500 shtretër.

"Furnizuesit tanë janë nga këto hapësira dhe paguhen ekskluzivisht me dinarë. Jemi penguar në dy mënyra sepse egziston një lloj ndalimi që ne nuk e kemi parë në formë të shkruar, e kjo është ndalimi i importit të ushqimeve nga Sërbia. Furnizuesit tanë janë në gjendje të sigurojnë ushqime që janë të përshkruara me dokumentacion tenderi. Mënyra tjetër është se ne nuk mund t’a paguajmë këtë ushqim me dinarë dhe ata e kanë problem, e vetëm këtë dhe të sëmurët”, tha Ellek, duke shtuar se më të rrezikuarit janë diabetikët, pacientët e operuar, si dhe ata që vuajnë nga sëmundjet malinje.

Problemi i tretë është karburanti dhe Ellek bën të ditur se së shpejti autoambulancat do të mbeten pa karburant sepse paguajnë me dinarë.

“Jo sepse Sërbia nuk i transferon të hollat, por ne nuk mund të paguajmë”, shton ai.

Problemi i katërt është ngrohja, pasi spitali ngrohet me mazut, çka gjithashtu paguhet me dinarë.

“Që spitali të funksionojë normalisht, ne për mirëmbajtjen e instrumenteve sikurse rentgeni, kemi pajtuar firma nga Sërbia. As këto shërbime që mirëmbajnë aparatet tona, nuk jemi në gjendje t’i paguajmë sepse jemi të detyruar t'i paguajmë me një mjet pagese-dinarin” thotë Ellek.

E njëjta vlen edhe për mjeshtrat që e mbajnë këtë institucion, ndërsa Ellek shton se problem janë edhe tek shërbimet si provimet e drejtimit të automjetit, inspektimet sistematike, bashkëpagesat për analizat që paguhen me dinarë.

“Kjo konferencë për shtyp njëkohësisht është dhe apel ndaj të gjithë komunitetit ndërkombëtar dhe politikbërësve të cilët munden të ndikojnë tek Prishtina që ky vendim të shtyhet. Ne jemi përkrahës të dialogut, zgjidhjes paqësore të këtij vendimi dhe jo për marrjen e vendimeve të njëanshme që kanë për qëllim eskalimin e problemit në terren që ndikon dhe tek punonjësit shëndetësorë dhe përcjell sinjal tek populli i thjeshtë që të braktisë këto vise pasi nuk kanë valutën e tyre. Na inkurajoi deklarata e presidentit të shtetit Aleksandar Vuçiq i cili tha se ka të holla të mjaftueshme. Të gjitha të hollat që vijnë nga Sërbia janë tërësisht të rregullta dhe kanë qenë të tilla deri në momentin dhe kur nuk u ndalua dinari. Kemi dhe kategorinë më të prekur, ndërsa këta jënë specialistët tanë pasi shkollimi i tyre paguhet në dinarë nga QKS Mitrovica e Kosovës. Mendoj se për të gjithë është e qartë se në çfarë situate ndodhet QKS dhe shtrojmë të gjithë pyetjen mes nesh se cili do të jetë hapi i radhës i Albin Kurtit që do të n’a rëndojë edhe më shumë jetën në këto vise" ka thënë Ellek.

Ky i fundit bën të ditur dhe se do të bisedojë me ministrinë përkatëse dhe Qeverinë e Sërbisë dhe se do të mbizotërojë arsyeja ku do të gjendet zgjidhje kompromisi që të dy palët të mbeten të kënaqura dhe mbi të gjitha zgjidhje kompromisi për komunitetin sërb.

“Këto janë të gjitha faktet dhe argumentet që mbështesin faktin se ky vendim është marrë njëanshmërisht se ka qenë shumë i nxituar dhe se nuk shkon në favor të popullit sërb. Ka shumë vendime të tilla, por kjo nuk është temë e sotme, nuk do të doja të futesha në politikë. Sot i’u drejtova si drejtor i QKS jam këtu për t'ju sqaruar se me çfarë problemesh po përballemi dhe cilat janë pengesat nga qeveria në Prishtinë që ndikojnë në funksionimin normal. Ju e dini se e drejta për trajtim mjekësor është një nga të drejtat themelore, ndërsa kur e ndalon këtë, ndal edhe të drejtën për të jetuar. E drejta për jetën është e garantuar me Kartën e KB, por fatkeqësisht karta këtu nuk është në fuqi” ka thënë Ellek.