Eparkia e Rashko-Prizrenit: Është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, zgjidhet procesi rreth 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit

Manastir Visoki Dečani
Burim: Klan Kosova

Eparkia e Rashko-Prizrenit sot ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka thënë se në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016 është zbatuar dhe se manastiri është njohur edhe në Kadastër si pronar i pasurinë e kontestuar më parë.

Më tej në njoftim thuhet se procesi i kahershëm ligjor që ishte zhvilluar rreth 24 hektarë tokë të manastirit të Deçanit më në fund është zgjidhur.

“Eparkia e Rashko-Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe konfirmon se përfaqësuesi i autorizuar i Manastirit të Deçan sot në Kadastrën Qendrore të Kosovës në Prishtinë ka pranuar certifikatën e rregullt kadastrale me të gjitha pasuritë e manastirit të Deçanit, duke përfshirë edhe 24 hektarët që i janë njohur manastirit me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vitin 2016. në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016 është zbatuar dhe se manastiri është njohur edhe në Kadastër si pronar i pronës së kontestuar më herët. Nga kjo mund të konstatojmë se procesi afatgjatë ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të manastirit të Deçanit përfundimisht është zgjidhur”, thuhet në njoftim.