Familja e Sllagjan Trajkoviqit: Besojmë në drejtësinë e Zotit, jo në drejtësinë e Prishtinës

Porodica Slađana Trajkovića
Burim: Kosovo Online

Familjarët e Sllagjan Trajkoviqit, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale në Prishtinë për krime të dyshuara lufte në Kosovë në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999, janë të shqetësuar për shëndetin e tij, por thonë se besojnë në drejtësi.

Vajza e Slagjanit, Jelena, pas seancës së sotme, e cila u ndërpre, tha se babai i saj është i pafajshëm dhe kjo do të vërtetohet.

“Më vjen keq që nuk keni arritur t’i fotografoni këmbët, e kanë bërë në burg të veshë atlete se nuk hyn dot me shapka në gjykatë”. Përndryshe, atje është i zbathur. Ka plagë, nuk ka mjekim adekuat dhe refuzojnë lehtësimin e masës së paraburgimit. “Sot pamë që prokurori nuk ka dosje të plota, gjegjësisht nuk i janë dorëzuar avokatit, i cili për këtë arsye nuk mund ta përgatisë siç duhet mbrojtjen”, tha Jelena.

Hetimet ndaj Trajkoviqit dyshohet se janë duke u zhvilluar që nga viti 2009 dhe ai është integruar në Policinë e Kosovës në vitin 2013, kujton Jelena.

“Përpara se dikush të integrohet, bëhet një kontroll, merret vërtetimi nga gjykata se nuk ka gjykim ndaj tij, se nuk është dënuar dhe sipas tyre, rezulton se hetimi ka nisur katër vite para integrimi të tij”. “Këto janë padyshim gënjeshtra dhe për këtë arsye prokurori nuk mund t'ia dorëzojë dosjet avokatit, i cili edhe pse punon sipas ligjit, nuk ka mundësi të dëshmojë pafajësinë e tij”, thekson Jelena Trajkoviq.

Bashkëshortja e Sllagjan Trajkoviqit, Suzana, thotë se ata besojnë vetëm në drejtësinë e Zotit, jo në atë të Prishtinës.

"Me vetë faktin që jemi sot këtu, tregojmë se Slagjani është i pafajshëm. Ne jemi të gatshëm të luftojmë dhe do të luftojmë derisa të lirohet. Ne besojmë në drejtësi, por jo të Prishtinës, por të Zotit, dhe të vetmin gjykim që ne e njohim është gjykimi i Zotit, dëshmitarëve dhe prokurorëve mund t'u them vetëm se do të vuajnë para Zotit, sepse e shihni se çfarë po bëjnë me serbët”, tha Suzana Trajkoviq.