Vasiq: Kur të përballemi me dëshmitarët, aktakuza kundër Trajkoviqit duhet të hiqet
Avokati Dejan A. Vasiq, i cili përfaqëson Sllagjan Trajkoviqin, ka deklaruar sot se është i bindur se gjatë procedurës dhe ballafaqimit me dëshmitarët, akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj klientit të tij do të “rrezohet”.
“Ne kemi dashur që gjykimi të jetë sa më efikas, të tregohet se çfarë është e vërteta dhe çfarë është gënjeshtra, do të mundohemi t'i tregojmë kryetarit të Trupit dhe Dhomës që do të formohet se ka arsye serioze për t'i ndërprerë paraburgimin Sllagjanit. Jo ne po ikim nga pjesëmarrja në procedure. Ne duam të marrim pjesë në procedurë sa më të plotë, të përballemi me secilin nga ata dëshmitarë, të gjithë janë njerëz që Sllagjani i njeh, disa prej tyre kanë ardhur në shtëpinë e Trajkoviqit. Deshirojm ti shikojmë në sy”, tha Vasiq.
Ai theksoi se Prokuroria nuk ka dorëzuar disa dokumente të rëndësishme për rastin dhe për këtë arsye seanca është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar për 4 gusht, në ora 9:30, kur pritet të lexohet aktakuza.
“Asnjë njeri që ka menduar të bëjë diçka të tillë dhe për atë që ju po e akuzoni Trajkoviqin, nuk do të lejonte që familja e tij të ishte sot këtu dhe të qëndronte me krenari pranë tij. Slagjani është heroi i kësaj familjeje, Slagjani është një njeri që është si një polic, një mik, një koleg, ai meritonte të paktën atë që është njerëzore, të trajtohej nga mjekët e të kujdeset dikush për shëndetin e tij. Në të vërteta është ajo që ne po kërkojm, ne nuk po ikim nga procesi, e vërteta do të konfirmohet kur të shikojm në sy dëshmitarët, gjithçka do të bjerë.Dhe me kusht familja është gati të shesë gjithçka që ka, që ai të shpëtojë dhe të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore. ”, tha Vasiq.
Avokati paraprakisht kishte kërkuar nga gjykata caktimin e masës së kushtit dhe lirimin e Trajkoviqit nga paraburgimi.
Ai thotë se këtë e ka theksuar disa herë.
Në seancën e sotme kanë marrë pjesë edhe viktimat e pretenduara nga aktakuza.
Gjyqtari vuri në dukje se seanca e ardhshme nuk do të jetë e hapur për publikun.
Kujtojmë se Trajkoviq ishte arrestuar më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Mëhallën e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.
Më 25 maj, Gjykata e Apelit e Kosovës mori vendim për anulimin e vendimit për vazhdimin e paraburgimit për Trajkoviqin, por më 29 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë sërish mori vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj.
Ndryshe, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, Trajkoviq së bashku me kolegë të tjerë u larguan nga Policia e Kosovës në shenjë proteste ndaj dhunës që autoritetet në Prishtinë po ushtrojnë ndaj serbëve në veri.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sllagjan Trajkoviq për krim të supozuar të luftës kundër popullatës civile në periudhën 1998-1999. vit, në fshatin Reznik, komuna e Vuçitrnit dhe fshatrat përreth.
0 komentet