Familja Kupreshanin nxirret nga banesa në Mitrovicën e Veriut
Familja Kupreshanin është nxjerrë sot nga banesa në Mitrovicën e Veriut me urdhër të Agjencisë së Krahasimit dhe Verifikimit të Pronave nën mbështetjen e Policisë Kosovare. Svetllana Kupreshanin thotë se nuk ka se ku të shkojë dhe se tashmë ndodhet në rrugë.
Svetllana, nënë e vetme e tre fëmijëve, jeton në këtë apratament qysh prej vitit 2003. Prej asaj kohe ndodhej në të pasi më parë jetonte pa kushte në ambjentet e shkollës së vjetër “Branko Radiçeviq” në Mitrovocën e Veriut dhe e morën në përdorim nga Qendra Koordinuese për Kosovë e Metohi.
Tashmë, thotë ajo, jeton në këtë apartament e vetme së bashku me të birin.
Ajo ka thënë për Kosovo onlajn se pjestarët e Agjencisë dhe Policisë në hyrje të apartamentit i dhanë asaj jo më shumë se 15 minuta që të largohej nga ambjentet.
“Nuk patëm kohë që të mblidhnim gjërat siç duhej. Vetëm thanë se duhet të dilnim menjëherë. Nuk dimë se ku të shkojmë, na lanë tamam në rrugë” ka thënë Svetllana dukshëm e tronditur.
Familja Kupreshanin është e katërta në këtë muaj që autoritetet prishtinase nën mbështetjen e policisë, nxjerrin nga banesa.
0 komentet