Fon Kramon: Vrasjet dhe zhdukjet e gazetarëve serbë dhe shqiptarë duhet të bëhet prioritet i Qeverisë së Kosovës

Viola fon Kramon
Burim: Twitter

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Violla fon Kramon, ka deklaruar në llogarin e saj në Twitter lidhur me raportin e fundit që ka dorëzuar në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, se “mosndëshkimi afatgjatë për vrasjen dhe zhdukjen e gazetarëve serbë dhe shqiptarë në Kosovë duhet të bëhet prioritet i Qeverisë”.

“Mosndëshkimi afatgjatë për vrasjen dhe zhdukjen e shtatë gazetarëve serbë dhe gjashtë shqiptarë kosovarë duhet të bëhet prioritet për qeverinë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Fon Kramon lidhur me raportin e fundit të PE.

Fon Kramon po ashtu deklaroi se “Kosova dallohet në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për lirinë e medias”.

Ajo së fundi u takua me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Llajçak, i cili pas takimit deklaroi se “kanë shkëmbyer shënime për zhvillimet e fundit në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”.