Gjokiq: Në Graçanicë më shumë të ftuar në Vidovdan, tensionet ndikojnë tek peligrinazhet
Drejtoresha e Organizatës Turistike të Graçanicës Sandra Gjokiq ka thënë për Kosovo onlajn se tensionet në veri janë pasqyruar negativisht tek numri i turistëve të cilët vizitojnë objektet e shenjta sërbe në Kosovë edhe këtë vit, por konkretisht konflikti në Banjskë, nuk ndikoi mjaft tek vizitat në këtë komunë, pavarësisht se kjo ngjarje ndodhi në fund të sezonit turistik.
"Patjetër që egziston mundësia që tensionet në veri të Kosovës në shtator ndikuan tek turizmi, por këto zhvillime ndodhën në fund të sezonit kështu që mund të themi se sigurisht që kjo ngjarje shkaktoi pak interes tek vizitorët. Ashtu sikurse çdo tension tjetër që ndjehet në veri apo në përgjithësi në K&M patjetër që pasqyrohen tek numri i turistëve që vijnë në Kosovë" ka thënë Gjokiq.
Kjo e fundit thekson se numri më i madh i besimtarëve që vizitojnë Graçanicën, shënohet në festat kristiane, ndërsa këtë vit ashtu sikurse ishte dhe ky rast apo dhe i mëhershmi, më së shumti të ftuarit vijnë me rastin e kremtimit të Vidovdanit.
"Numri i turistëve patjetër po rritet kur bëhet fjalë për festat kishtare, e kështu që numri i turistëve më së shumti në Graçanicë, është me rastin e Vidovdanit. Kremtimi i Vidovdanit është më 28 qershor në Graçanicë dhe atëherë shënohet numër i madh i vizitorëve dhe fjetjeve në mbarë vitin. Mund të themi se numri i turistëve rritet kur kremtohen festat që kanë lidhje me Manastirin e Graçanicës, atraksionin më të madh turistik por gjithashtu edhe pasurinë më të madhe kulturore historike që e kemi këtu" ka thënë ajo.
Gjokiq thotë se të pasionuarit e turizmit fetar dhe peligrinët përveç Manastirit të Graçanicës kanë shfaqur interes të madh edhe për Manastirin e Shënjt Dhimitrit në Shushicë por edhe për kisha apo manastire që gjenden përreth.
Përveç Manastirit të Graçanicës dhe objekteve të tjera të shenjta, turizmi është i pranishëm edhe në lokalitetin tërheqës arkeologjik i Ulpjanës që gjendet gati 1 km larg nga komuna, por edhe manifestime të shumta kulturore.
“Përsa i përket vizitueshmërisë, në vend të parë është Manastiri i Graçanicës i cili ndodhet në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO, e më pas Manastiri i Shënjt Dhimitrit në Shushicë dhe interesante është dhe kisha e Shënjt Dhimitrit në Dobrotinë e cila ka pamje specifike ku gjendet nën tokë dhe që lindi në kohën e pushtetit turk" ka bërë të ditur Gjokiq.
komentet