Prifti ushtarak Ivan Ganiq: Ushtarët që ngelën për Krishtlindje në zonën e sigurisë, një familje e madhe, dëshirojnë veçse paqe
Prifti ushtarak Ivan Ganiq, i cili është i angazhuar për efektivët e Brigadës së Tretë Tokësore të ushtrisë në Nish, kryen shërbesa për pjestarët e vet kudo ku janë dhe kryen detyra. Një nga detyrat e rënda në të cilën janë angazhuar pjesëtarët e Brigadës së Tretë është sigurimi i Zonës së Sigurisë Tokësore dhe kontrolli i linjës administrative me Kosovën. Pjesëtarët e Brigadës së Tretë janë përgatitur për këtë detyrë nga ekspertë dhe persona me përvojë, në mesin e të cilëve edhe kapiten Ivan Ganiq.
At Ivan Ganiq, pas mbarimit të shkollës së mesme ushtarake në vitin 2002, punoi si nënoficer, ndërsa njëkohësisht studionte në Akademinë e Arteve dhe të Konservimit të KOS. Pas mbarimit të shkollimit në vitin 2013, u emërua ndihmës kryeprift ushtarak. Qysh prej vitit 2016 kur u bë prift ushtarak, një prej detyrave kanë qenë vizitat tek njësitë që ushtrojnë detyra në bazat e Ushtrisë së Sërbisë në Zonën e Sigurisë Tokësore.
"U kujtojmë njerëzve historinë tonë të pasur ushtarake, heronjtë tanë që dhanë jetën për Kryqin e nderit dhe lirinë e artë. Prifti ushtarak, siç e dimë nga historia, ishte gjithmonë me ushtrinë e vet kudo që ishte ajo, si në luftë apo në paqe. E kështu edhe sot, unë jam me ushtarët në zonën e sigurisë tokësore, në stërvitje dhe në kazermë”, tha Ganiq.
Bashkëbiseduesi ynë rrëfen se i kungon pjesëtarët e njësisë në terren, ofron liturgji në ambientet ku mbahet mesha në çadrat ushtarake, rrëfimet sekrete të shenjta dhe zhvillon biseda të sinqerta në të cilat ata i hapin zemrën.
“Përpiqem që përmes njohurive të mia, t'i afrohem njeriut dhe t'i ofroj ndihmë. Duhet t'i përkushtohesh bisedës me ushtarin, në mënyrë që ai të hapë zemrën e vet që të fitojë besimin tek ty, ndërsa në terren ai mision kryhet më mirë sesa në kazerma. Ata janë aty për detyra që kërkojnë përpjekje të mëdha psikofizike dhe përmes bisedës me priftin, të mund t’a përballojnë më lehtë ndarjen nga familja dhe forcën e shpirtit t’ja japë sekretit të shenjtë dhe rrëfimit të shenjtë t’ia besojnë priftit të tyre”, thotë Ganiq.
Ky i fundit kalon në terren në përputhje me urdhrin e komandës kompetente dhe me bekimin e peshkopit të Lipjanit dhe ushtarakut Dositej dhe peshkopit të Nishit zotit Arsen ...
Ndonëse ndonjëherë vesh uniformë kamuflazhi, ushtarët atë edhe më herët e shikojnë si prift. Nga ana tjetër, gjatë kryerjes së veprimtarive liturgjike, vishet me kostumin (rrobën) e priftit të përcaktuar nga KOS sipas kanuneve të veta.
“Përveç liturgjisë së shenjtë, në terren bëj dhe sekretin e Shenjtë dhe kam ligjëruar disa herë për tema të ndryshme shpirtëroro-morale. Unë jam pjesëtar i Brigadës së Tretë të Ushtrisë Tokësore, njësia e cila ruan traditat e lavdishme të Rregjimentit të Dytë të Këmbësorisë "Princi Mihajllo" thirrjes së parë, e njohur si Regjimenti i Hekurt. Heroizmi i pjesëtarëve të Regjimentit të Hekurt është forca e pashtershme e pjesëtarëve të Brigadës së Tretë", thotë ai.
Megjithatë, kur është në detyrë, ushtari kryen detyrën e vet kudo ku të jetë. Ky është fati i secilit prej nesh, ushtarëve, që duhet të jemi vazhdimisht gati për t'u angazhuar. Ja, ka ndodhur që kemi qenë të angazhuar në kohën e festave, edhe sot, ushtarët këtë e kanë pranuar si misionin e tyre. Nëse jeni ushtar, duhet të jeni të përgatitur për të qënë gjithmonë në terren. Falë Zotit, kur është paqe, ata më shumë do të donin të ishin në shtëpi, me të afërmit e tyre. Por kur janë në terren, nuk ndihet trishtimi apo zia. Aty janë së bashku si një familje dhe me të vërtetë ajo festë përkthehet sikur të ishin në shtëpitë e tyre”, shton Ganiq.
Bashkëbiseduesi i Kosovo Onlajn thotë se prej 10 vitesh shërbimi festar është vendosur në Ushtrinë e Sërbisë ku jubileu u festua në vitin 2023.
“Gjatë kësaj kohe është bërë dhe përmirësuar shumë, shumë objekte kulti tashmë janë shenjtëruar dhe ato egzistojnë nëpër kazerma. Shumë priftërinj ushtarakë janë emëruar në poste të rëndësishme dhe njerëzit me të vërtetë e bëjnë punën e tyre me nder. Ne, priftërinjtë ushtarakë, dallojmë nga oficerët e tjerë, sepse mbajmë mjekër, nuk mbajmë armë, por mbajmë shpatën e së vërtetës, shpatën shpirtërore, i mësojmë njerëzit të jenë të paprekshëm në punën e tyre, por të jenë sërish njerëz ashtu sikurse ka thënë patriarku ynë i bekuar Pavle. Si e bëjmë këtë? Përmes bisedës dhe meshës, ndërsa si qendër e gjithçkaje, apelojmë tek njerëzit që të asistojnë sa më shumë në liturgjitë e shenjta për të marrë hirin nga Shpëtimtari ynë, Zoti Jezu Krisht, Krishtlindjen e të cilit së shpejti do t’a festojmë“ përmbylli At Ivani.
0 komentet