Gjuroviq: Rajoni është i hapur për punëtorët e huaj, qytetarët janë të shqetësuar për integrimin e tyre

Radoš Đurović
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Qendrës për Mbrojtje dhe Ndihmesë për Kërkuesit Azilantë Radosh Gjuroviq thekson se vendet e rajonit janë të hapura për ardhjen e fuqisë legale punëtore por që popullsia është e shqetësuar se në cilën mënyrë punëtorët e huaj do të integrohen në shoqëri.

Gjuroviq në deklaratë për Kosovo onlajn thotë se duhet të ndahet migrimi legal nga ai ilegal. 

“Migrimi jo i rregullt janë ata që vijnë njerëz pa viza, vijnë që të shpëtojnë kokën, më shpeshh si refugjatë apo azilkërkues. Migrimi legal nënkupton migrim i dëshiruar nën leje adekuate për qëndrim dhe punë. Ky ishte rast me shtetasit turq në Malin e Zi. Dhe në vendet e tjera të Ballkanit, egziston një pamjaftueshmëri kronike e fuqisë punëtore dhe në këtë kuptim të gjitha këto vende tentojnë që të tërheqin punëtorë të rinj që do të mbushnin vendet bosh”, ka thënë Gjuroviq.

Ky i fundit shtoi se mes tyre Sërbia është një prej vendeve e cila tani po shqyrton intensivisht dhe po merret me këtë rast.

"Vitin e kaluar, mbi 100,000 leje pune u janë dhënë të huajve. Këtë vit pritet numër i ngjashëm dhe këto shifra nuk do të ulen as vitet pasuese sepse egziston mungesë kronike e fuqisë punëtore në shumë profesione. Në këtë kuptim, Sërbia dhe vendet e rajonit po shqyrtojnë rritjen e migrimit të fuqisë punëtore", tha Gjuroviq.

Kur diskutohen kushtet për qëndrim të punëtorëve të huaj në Sërbi, Gjuroviq spegon se proçedura për ardhje në Sërbi është e qartë.

"Për të ardhur në Sërbi, duhet të aplikoni për leje pune e qëndrimi. Në këtë, rol domethënës luajnë dhe agjencitë e punësimit, qoftë në vendin e origjinës, por edhe agjencitë e punësimit nga Sërbia, të cilat gjejnë klientë, pra punëdhënës, të cilëve u mungon fuqia punëtore. Ato krijojnë atë kontaktin e parë dhe vendosin lidhje me vendet e origjinës nga të cilat kërkohen punëtorë. Kur ata vijnë këtu, shumë shpejt jepet leje qëndrimi dhe leje pune në priudhën tre muajore ku nuk do të ishte më e lehtë angazhimi i këtyre njerëzve dhe sjellja e tyre në Sërbi" tha Gjuroviq.

Ky i fundit preçizon se punëdhënësi është i detyruar t’u sigurojë akomodim punonjësve.

Megjithatë, nënvizoi se egziston trend që punëtorët e huaj të qëndrojnë për një kohe, por më pas shkohet deri në daljen e tyre.

"Ata vijnë këtu, por për shkak të afërsisë me Unionin Europian dhe asaj që të gjithë do t’a konsideronin si port të sigurt, largohen, sepse besojnë se Unioni Europian ofron kushte më të mira. Shumë prej tyre zhduken, sërish vijnë në kontakt me kontrabandistët dhe përpiqen të vazhdojnë sërish, shpeshherë ilegalisht e pastaj, këtu nuk ka më dallim mes këtij migrimi ilegal dhe migrimit të ri të Sërbisë drejt Unionit Europian. Ky është problem kronik", tha Gjuroviq.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e shumicës së popullsisë në Sërbi ndaj të huajve, thekson se këtu dallon pikërisht raporti ndaj grupeve të ndryshme të të huajve.

"Kur bëhet fjalë për refugjatët, njerëzit që ikin prej luftës, dhunës, qoftë Sirisë, Irakut madje dhe Ukrainës, pala jonë tregon shkallë të lartë mirëkuptimi. Empatia me gjasa egziston dhe për shkak të kontekstit tonë historik, ajo çka kemi mbijetuar së fundmi nga lufta, bombardimet, refugjatët dhe në këtë kuptim kuptojmë se përse vijnë njerëzit", tha ai.

Megjithatë, sikurse shton, gjithnjë e më pak mirëkuptim për fuqinë punëtore legale, pra për punëtorët e huaj.

"Vërejmë se qytetarët gjithnjë e më shumë kanë pyetje, kanë frikë se do të ngelen pa punë, se kërcënohen nga konkurrenca që vjen nga jashtë. Ashtu sikurse i shqetëson dhe mënyra e integrimit të këtyre njerëzve që janë të pranishëm tashmë gjithnjë e më shumë si shoferë dhe si persona shërbimi... Do të ketë gjithnjë e më shumë prej tyre në vend dhe në Beograd. Kjo krijon shqetësim. Qytetarët pyesin nëse këta njerëz dhe në cilën mënyrë do të integrohen. Që të jetë e gjithë e suksesshme nevojitet që të kihet plan adekuat dhe të ndërmerren masa intensive që këta njerëz në një mënyrë të integrohen çka mendoj se mungon në këtë moment. Por theksoj se egziston pakënaqësi tek popullsia vendase kur bëhet fjalë për fuqinë punëtore të huaj dhe të ligjshme që vjen këtu", konkludoi Gjuroviq.