Brajshori: Normalisht që punëtorët e huaj vijnë në Kosovë, kryesisht prej vendeve aziatike

Jeton Brajšori
Burim: Kosovo Online

Sociologu Jeton Brajshori thekson se ardhja e punëtorëve të huaj është proçes normal duke patur parasysh se të rinjtë e Kosovës largohen jashtë vendit e për pasojë Kosova ka pamjaftueshmëri të fuqisë punëtore.

“Duke pasur parasysh se të rinjtë tanë largohen jashtë vendit për të punuar, normalisht pritet që të vijnë disa njerëz që duan të punojnë këtu në Kosovë. Kryesisht ata vijnë nga India, Bangladeshi dhe nga ndonjë vend tjetër aziatik. Duhet të kemi parasysh sesi pritet ajo në vendet e tjera, e kështu që duhet t'i trajtojmë edhe ata që vijnë tek ne, t 'i presim mirë dhe të bashkëpunojmë me ta", tha Brajshori për Kosovo onlajn.

Duke theksuar se nevojiten lejet e punës dhe ato të qëndrimit që shtetasit e huaj të punojnë në Kosovë, Brajshori thotë se në Prishtinë një numër i madh njerëzish, kryesisht nga Azia, punojnë në ndërtim.

Sikurse shtoi, procedurat për marrjen e këtyre lejeve nuk janë të vështira.

Sipas fjalëve të tij, reagimet e qytetarëve të Kosovës ndaj punëtorëve nga vendet e tjera në fillim nuk ishin të mira, por tashmë e kuptojnë se Kosovës i nevojitet fuqi punëtore.

"Në fillim, nuk kishte reagime të mira, por me kalimin e kohës, kuptuan se duhet të pranojmë të rinj, ashtu sikurse dhe ne punojmë jashtë vendit, këtyre njerëzve u nevojitet punë, ndaj erdhën këtu. Ndoshta disa frikësohen dhe rebelohen, sepse nuk ka punë dhe punojnë për paga të ulëta dhe ky do të jetë problem i vogël, por besoj se do të kalojë shpejt", u shpreh Brajshori.