Jakovi i vogël nga Gotovusha merr orën-dhuratë e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq
Foshnja e parë që lindi në vitin 2024 në Kosovë, i vogli Jakov Jovanoviq nga fshati Gotovusha në Komunën e Shtërpcës, sot i ka mbërritur dhurata-ora që i’a dhuroi atij presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
Ora i është dorrëzuar nga bashkëpunëtorët e presidentit Vuçiq Jakovit të vogël dhe familjes së tij, babait Borko dhe të ëmës Kristina sot në prag të festimit të Vitit të Ri sërb.
Borko Jovanoviq babai krenar ka theksuar se është me fat dhe i gëzuar që biri i tij mori prej presidentit orën të cilën do t’a mbajë kur të rritet.
“Jemi fort krenarë dhe me fat që Jakovi ynë mori dhuratën nga presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq të cilin e falenderojmë. Për Jakovin ky do të jetë kujtim nga presidenti dhe ai këtë orë do t’a mbajë kur të rritet. Falenderoj dhe përfaqësuesit e Zyrës për K&M të cilët na urdhëruan në vigjilje të Vitit të Ri sërb, kjo do të thotë shumë për ne dhe i falenderoj” ka thënë Jovanoviq.
Në delegacionin që sot vizitoi familjen Jovanoviq, kanë qenë përfaqësues të Zyrës për K&M.
Ndihmës drejtori Millosh Terziq Jakovit i uroi që orën t’a mbajë me shëndet dhe të jetë krenar për familjen dhe popullin e vet.
Ai theksoi se me këtë dhuratë të presidentit të Sërbisë tregohet se me shpirt e zemër ai është pranë çdo fëmije në Kosovë.
“Për mua është nder që sot të jem së bashku me njerëzit e kabinetit të presidentit Aleksandar Vuçiq këtu në Shtërpcë dhe t'i japim orën që presidenti Vuçiq, si dhuratë që e ka marrë nga Millosh Zeman, e pati dedikuar për foshnjën e parë të lindur sërb në vitin 2024 në K&M. Çka do të thoshte populli ynë që atë t’a vendosë Jakovi, të jetë krenari e prindërve të vet dhe mbarë këtij vendi dhe e popullit tonë sërb në Kosovë e Metohi, i cili tregon vullnetin e tij të çeliktë për të qëndruar e mbijetuar në vatrat e tyre shekullore. Kujtoj se ora ishte dhuratë nga Millosh Zeman i cili ishte presidenti i parë që kërkoi falje për agresionin kriminal të kryer nga ana e paktit të NATO kundër popullit sërb në vitin 1999. Detyra jonë është të mbrojmë dhe ruajmë interesat dhe vlerat kombëtare sërbe dhe këtë do t’a bëjmë dhe këta fëmijë, sikurse Jakovi, do të jenë prioritet i punës dhe veprimeve tona dhe i çdo qeverie sërbe, dhe me këtë, para së gjithash presidenti Aleksandar Vuçiq tregon dhe dëshmon se është me zemër dhe shpirt me çdo fëmijë sërb në K&M” ka thënë Terziq.
Bashkëpunëtorët e presidentit të Sërbisë dhe përfaqësues të Zyrës për K&M i dorrëzuan dhuratën dhe 12 vjeçarit Stefan Stojanoviq nga Gotovusha i cili së bashku me Millosh Stojanoviqin vitin e kaluar u plagosën në prag të Krishtlindjes.






0 komentet