Nxënësit e klasave fillore në Gotovushë u ndahen pako të siguruara nga Zyra për K&M

Dodela paketića u osnovnoj školi u Gotovuši
Burim: Kosovo Online

Nxënësit e shkollës fillore "Rajko Urosheviq" në Gotovusha u janë dorëzuar sot pakot e Vitit të ri të siguruara nga Zyra për Kosovë e Metohi. Pakot e Vitit të Ri u janë shpërndarë nxënësve nga Sektori përgatitës i klasës së pestë të shkollës fillore.  

Masha Stolletoviq, nxënëse e klasës së parë thekson se ishte shumë e kënaqur me dhuratën.

"Unë jam Masha, nxënëse e klasës së parë. Me këtë rast dua të falenderoj për këto pako të mrekullueshme që n’a u dhanë. Shpresoj që tek to do të ketë gjëra të ndryshme të bukura”, tha Stolletoviq.

Për dhuratën ka falënderuar edhe Edin Emini.

“Jam nxënës në klasën e tretë dhe dua t’ju ​​falënderoj për këto pako të bukura dhe dëshiroj t’ju ​​uroj të gjithëve Krishtlindjen”, tha Emini.

Sara Iliq ka uruar të gjithë për Vitin e Ri dhe festat e Krishtlindjeve.

"Unë jam Sara, nxënëse e klasës së dytë, dëshiroj t'ju falënderoj për këto pako të mrekullueshme. Dua t'ju uroj të gjithëve gëzuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjen“ theksoi Iliq.

Mësuesja Angjelia Nikolliq shprehu mirënjohjen ndaj Zyrës për K&M dhe theksoi se pakot u sollën gëzim dhe lumturi fëmijëve.

“Sot u mblodhëm që të vegjëlit tanë të merrnin pakot e Vitit të Ri. Në këtë mënyrë, do të doja të shprehja mirënjohjen time të thellë për Zyrën për K&M, e cila edhe këtë vit, si në të gjitha vitet e kaluara, përveç pakove të Vitit të Ri, solli buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve tanë dhe u dhuroi atyre lumturi dhe gëzim të pamasë në këto ditë të Vitit të Ri dhe ditët e festave. Do të dëshiroja të falënderoja të gjithë ata që ofruan përpjekje dhe dashuri me rastin e mbledhjes së këtyre dhuratave të mrekullueshme. Çdo pako për ne është shenjë që njerëzit mendojnë për ne dhe n‘a mbështesin” tha Nikolliq.

Pakot e Vitit të Ri, dhuratë nga Zyra për K&M, në ditët vijuese do t'u shpërndahen dhe nxënësve të shkollave të tjera fillore në komunën e Shtërpcës.