KFOR: Dënojmë incidentin në të cilin u plagos një serb i Kosovës, përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Burim: Kosovo Online
Misioni i KFOR-it e dënoi incidentin që ndodhi të hënën në mbrëmje kur u plagos Millan Jovanoviqin në Zveçan dhe presin që institucionet në Kosovë të bëjnë një hetim të detajuar për ato ngjarje dhe t'i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.
Siç thuhet në deklaratën e KFOR-it, ata vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe Misioni është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 - për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë.
“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është vendimtar për sigurinë e përhershme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Kfor mirëpret marrëveshjet e fundit të ndërmjetësuara nga BE-ja edhe në këtë drejtim dhe inkurajon të dyja palët që të zbatojnë obligimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.
komentet