Koka: Ndaj romëve prej vitit 1999 janë kryer krime të tmerrshme, por kjo vazhdon të jetë temë tabu në Kosovë

Kryetari i Qendrës për Edukimin e Romëve dhe Bashkësisë Etnike Luan Koka ka deklaruar se ndaj romëve në Kosovë gjatë dhe pas luftës së 1999, janë kryer krime të tmerrshme por që kjo çështje vazhdon të jetë temë tabu për zyrtarët në Prishtinë.
“Tema është tabu pasi romët nuk arritën të konsolidohen për të bërë presione të caktuara dhe normalisht që Kosovës i përshtatet që kjo të vazhdojë të jetë temë tabu pasi të gjithë këta romë janë shndërruar në egjiptianë, ashkalinj. Priren të kenë romë vetëm në numër të paktë për të treguar se janë multikulturorë.
Por janë larg kësaj ata. Patën fat të tmerrshëm romët. Më shumë se 80% e tyre braktisën Kosovën e Metohinë” ka thënë Koka për Kosovo onlajn.
Me vendimin e Qeverisë së Sërbisë së shpejti do të organizohet konferenca rreth vrasjeve të romëve gjatë luftës së vitit 1999.
Koka, i cili është iniciatori i kësaj konference, thotë se ende nuk egzistojnë të dhëna zyrtare se sa romë janë vrarë apo rrëmbyer atëherë, si dhe në vitet e mëvonshme.
"Sipas evidencave të mia dhe kjo nuk është evidencë zyrtare pasi nuk mundemi të shkojmë deri tek të dhënat e caktuara, mes 500 deri në 600 persona janë vrarë gjatë luftës dhe më shumë se 110 janë rrëmbyer e zhdukur dhe vijojnë të jenë të zhdukur. Nuk kemi mundësi as të identifikojmë dhe as të zbulojmë fatin e tmerrshëm të atyre personave që u zhdukën", tha Koka.
Ky i fundit paralajmëron se janë shumë shembuj të krimeve më brutale të kryera kundër romëve jo vetëm në vitin 1999, por edhe në vitet e mëvonshme.
Shumë nga këto krime nuk u evidentuan, apo të jenë ndëshkuar autorët.
Njëra prej tyre ka ndodhur në Ferizaj pas luftës.
"Komuniteti rom jetonte në qendër të Ferizajt. Ky njeri ishte biznesmen, tregtar, punonte me të gjithë, si me shqiptarët ashtu dhe me sërbët. Kishte shtëpi të madhe dhe me gjasa kishte lënë para të fshehura. E joshën të kthehej, se nuk do t'i ndodhte asgjë dhe më pas shqiptarët e kryqëzuan në katër anët me katër traktorë. Njeriu quhej Ekrem Shabani. Vëllai i tij më herët ishte rrëmbyer, kishte pesë fëmijë të cilët tashmë janë në Gjermani, tre djem dhe dy vajza. Ky është një prej fateve të tmerrshëm, krim i tmerrshëm që nuk është shënuar” thekson Koka.
Ky i fundit kujton se para Tribunalit të Hagës gjykohen liderët e ish UÇK për vrasjen e të porsamartuarve në Gjakovë dhe se krime kanë ndodhur edhe në pjesë të tjera të Kosovës, por asnjë nga ato raste nuk është proçesuar.
“Në Prishtinë, në kufirin e shtëpisë së vet është një rom, Dervishi, nuk donte të dilte ndërsa e dogjën” thotë ai.
Bën të ditur se romëve u dogjën shtëpitë, ndërsa në periudhën e pasluftës i’u vodhën pronat.
"Shpesh merrnin viktima të pafajshme që nuk ishin pjesë në ndonjë proçes. I vrisnin për t'u marrë shtëpitë dhe për të bërë shembull për të gjithë romët e tjerë që të braktisnin Kosovën" tha Koka.

Ky i fundit spegon se gjatë vitit 1997 ka qenë i angazhuar në regjistrimin e brendshëm të romëve në Kosovë dhe se në këtë mënyrë janë deklaruar 98.000 të tillë.
"Tani janë më pak se 20 mijë. Shumica e tyre kanë ardhur në Sërbi, e prej andej në Gjermani, Francë, Itali... Kështu që kemi mundësi të mbledhim disa njerëz dhe të fillojmë të bëjmë dokumentacionin për vrasjet e romëve në Kosovë e Metohi gjatë kohës së luftës së vitit 1999", shpreh bindjen Koka.
0 komentet