Odalloviq: Romët në Kosovë kanë përjetuar terror të tmerrshëm, kanë ndarë fatin me sërbët 

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq ka thënë se romët në Kosovë gjatë dhe pas luftës së vitit 1999, kanë kaluar terror të tmerrshëm dhe kanë ndarë fatin me sërbët por dhe as pas 26 viteve nuk ka të dhëna të sakta sesa prej tyre janë vrarë. 

“Përsa i përket vrasjes së romëve nuk ka të dhëna të sakta. Një numër mjaft i konsiderueshëm prej tyre janë shpallur të zhdukur prej familjarëve dhe kjo është ajo çka ne sot qëndrojmë të hapur pasi dhe sot disa familje, individë rezultojnë të zhdukur. Fatkeqësisht vrasjet e tyre në vitet 1999-2000 kanë qenë më të theksuara. Ajo ka qenë kohë e pogromit të cilët ata e kanë përjetuar. Ata kanë ndarë të njëjtin fat si populli sërb” ka thënë Odalloviq për Kosovo onlajn.

Ai ka precizuar se romët janë vrarë edhe para vitit 1999. 

“Ajo çka është karakteristike, vitet 1997 dhe 1998 ishin vite ku në sulme të veçara terroriste janë vrarë edhe romë që kanë qenë pjesë e institucioneve. Punonin si postierë, elektriçistë, në pyje...”, thotë Odalloviq.

Ky i fundit shton se romët “e pësuan rëndë” në nisje të luftës dhe pas 10 qershorit pra kur hyrën forcat ndërkombëtare të paqes në Kosovë.

“Romët fatkeqësisht kanë pësuar terror të tmerrshëm. Nuk janë dikush që u perceptuan në ndonjë mënyrë nga ana e pjesëtarëve të së ashtuquajturës UÇK si dikush që mund të qëndrojë, dikush tek i cili mbështeten apo dikush me të cilin do të ndërtonin disa nga urat e tyre të së ardhmes” thotë Odalloviq. 
Ky i fundit sqaron se kjo ka qenë pasoja përse ka patur eksod me përmasa të papara tek ta. 

"Mbarë vendbanimeve i’u vu flaka. Familje të tëra u vranë, u shkatërruan. Shembujt janë nga Vushtrria, Gjakova. Aty ishte më brutalja. Gjithçka që ishte rome u vra, u dogj. Shumë prej tyre edhe sot rezultojnë të zhdukur", thekson Odalloviq.

Si një prej krimeve më drastike, apostrofohet ngjarja e Gjakovës.

"Pjestarët e UÇK ndaluan dasmën rome, e më pas përdhunuan nusen, kryen krim të tmerrshëm. Për këtë askush nuk reagoi, madje as në Hagë, në gjykim, kjo nuk ishte diçka që çoi në ndonjë denim apo vendim dënimi. Kjo flet rreth raportit dhe ndaj romëve, ashtu sikurse ka qenë raporti dhe ndaj sërbëve" thotë ai.

Fajtorët nuk i shikon vetëm tek ata që kanë kryer krimet, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, e cila e ka vëzhguar të gjithë këtë në heshtje.

“Edhe sot është e njëjta situatë”, beson Odalloviq.

Ky i fundit bën të ditur se situata është e njëjtë edhe në proceset që momentalisht po ndërmerren para Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Romët janë dikush që padyshim janë të interesuar, së bashku me ne, për të mësuar se çfarë ka ndodhur me ‘Shtëpinë e Verdhë’, sa persona të rrëmbyer atëherë u dërguan aty dhe si përfunduan”, spegon Odalloviq.

Ky i fundit shton se fati i romëve “në masë të madhe” varej prej vullnetit dhe veprimeve të UÇK dhe prej “heshtjes së misionit ndërkombëtar” çka u pa edhe gjatë pogromit të marsit të vitit 2004.
Odalloviq thotë se një numër i romëve kanë mbetur në Kosovë dhe se shumë prej tyre janë në institucione, për të cilën duhet të insistojnë në zbardhjen e krimeve ndaj bashkatdhetarëve të tyre.

“Mendoj se duhet t’a çojnë zërin pikërisht për të drejtat e atyre që janë pjesëtarë të grupit të tyre etnik” konkludon Odalloviq.