KOS thirrje të respektohet e drejta themelore e lirisë së popullit sërb dhe Kishës në Kosovë e Metohi
Kisha Ortodokse Sërbe, lidhur me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfirije në Kosovë, ka njoftuar se nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të çdo personi, një vendim i tillë është i paarsyeshëm dhe absolutisht i papranueshëm, thuhet në deklaratën e saj.
"Shenjtëria e tij Patriarku i Sërbisë, zoti Porfirije, i cili sipas orarit të rregullt është dashur të mbërrijë paraditen e sotme në selinë e Kishës Ortodokse Sërbe, në Patriarkanës së Pejës, është ndaluar nga autoritetet e Prishtinës në vendkalimin administrativ të Merdares ku u informua nga autoritetet, ndalimi i hyrjes në krahinë. Nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të çdo personi, një vendim i tillë është i paarsyeshëm dhe absolutisht i papranueshëm. Patriarku apelon tek ata faktorë që kanë pushtet real në Kosovë dhe Metohi, që në përputhje me të drejtat dhe liritë e njeriut, të dëshmojnë me veprime se këto të drejta themelore, nuk janë të privuara për popullin sërb dhe Kishën e tij. Kjo do të thotë se në zonën mbi të cilën ata kanë kontroll të plotë, drejtuesit e Kishës Ortodokse Sërbe t’u mundësohet shërbesa fetare si fillim në selinë aktuale dhe historike të Kishës Ortodokse Sërbe. Shërbesa fetare dhe liturgjia janë të adhurueshme për mbarë botën, për të gjithë njerëzit dhe mbi të gjitha për komunitetin vendas, për sërbët dhe shqiptarët. për pajtim dhe paqe mes tyre", thuhet në njoftim.
Patriarku e di se populli sërb, veçanërisht në Kosovë e Metohi, e ka pritur këtë lajm me indinjatë të madhe dhe apelon që të mos lejohet që ky provokim të jetë arsye për rrezikimin e mëtejshëm të popullit tonë dhe të shenjtëve të tij.
"Patriarku nuk do të largohet nga populli i tij dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për t'u takuar me ta dhe për t'i lutur së bashku me ta Zotit sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet nga Kisha Ortodokse Sërbe.
komentet