Kryepeshkopi Porfir mbërrin në Patriarkanën e Pejës ku do të presë Pashkën

Patrijarh Porfirije u Pećkoj patrijaršiji
Burim: Kosovo Online

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Sërbe Porfiri mbërriti sot në ditën e të Premtes së Madhe në Patriarkanën e Pejës ku me popullin besimtar do të presë Pashkën.

Kryepeshkopin në Patriarkanën e Pejës e kanë pritur igumenia e Manastirit Nënë Haritina me murgeshat, priftërinjtë e Pejës dhe igumeni i Manastirit të Kryeëngjëllit të Shenjtë, at Mihajllo si dhe besimtarë.

Kryepeshkopi të shtunën e Madhe të Pashkës do të shërbejë liturgjinë në Patriarkanën e Pejës, ndërsa të hënën e Pashkës do të shërbejë liturgjinë e Kryeëngjëllit të Shenjtë në Manastirin e Deçanit.
 

Kryepeshkopi Porfir edhe vitin e kaluar në Pashkë vizitoi Kosovën.

Në Patriarkanën e Pejës kanë qenë e pranishme dhe ndihmësdrejtoresha e Zyrës për K&M Milena Parlliq.

Kryepeshkopi me të mbërritur në Patriarkanin e Pejës, u përul para relikeve të shenjta të paraardhësve të tij, kryepeshkopëve dhe patriarkëve sërbë.

Në orën 16 do të shërbehet Mesha e Mbrëmjes.