Lista Sërbe siguroi strehim të përkohshëm për familjen Kupreshanin
Lista Sërbe informon se siguroi strehim të përkohshëm për familjen Kupreshanin, e cila sot u nxorr nga apartamenti në Mitrovicësn e Veriut. Nga Lista Sërbe thuhet se nuk do të lejojnë që Albin Kurti që arrijë synimin që sërbët t’i lërë pa çati mbi krye.
“Siguruam strehim të përkohshëm për familjen Kupreshanin, ku rregjimi i Albin Kurtit i mori forcërisht shtëpinë familjare. Akt i tillë tregon edhe një herë se kujdesemi për çdo qytetarin tonë dhe se jemi të gatshëm që t’i mbrojmë prej sulmit dhe padrejtësive të pamatshme dhe se nuk do t’a lejojmë Kurtin të ketë sukses në qëllimin e tij për t'i lënë sërbët pa çati mbi krye", thuhet nga Lista Sërbe.
Përsërisin se veprimet e regjimit të Kurtit, janë të drejtuara në rrezikimin e sërbëve dhe mbijetesës së tyre në Kosovë, përfaqësojnë tentativë brutale për të mbuluar humbjet e tyre politike duke sulmuar njerëz të pafajshëm.
Lista Sërbe thotë se do të vazhdojë të mbrojë sërbët ne Kosovë.
“Lista Sërbe do të vazhdojë që jetë me popullin e vet, duke i dhënë mbështetje dhe mbrojtje çdo sërbi pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve pasi detyra dhe misioni ynë është ruajtja e dinjitetit, drejtësi dhe jetë për çdo sërb në këto vise”, shtohet në njoftim.
Familja Kupreshanin është nxjerrë sot jashtë nga banesa në Mitrovicën e Veriut me urdhër të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikimin e Pronave nën mbështetjen e Policisë Kosovare në të cilën jetonte prej vitit 2003.
0 komentet