Lluçiq: Rikthimi i kanalit “Arena” është lajm inkurajues, presim të ulet presioni mbi kompaninë tonë
Drejtori i Përgjithshëm i "Telekom Serbia" Vlladimir Lluçiq u shpreh i kënaqur që qytetarët e Kosovës do të mund të shikojnë sërish kanalet sportive “Arena”, duke theksuar se ky është një lajm inkurajues dhe se shpreson se presioni mbi atë kompani do të reduktohet.
"Më vjen mirë që të gjitha kanalet 'Arena' do të jenë sërish në dispozicion të operatorëve kabllorë në Kosovë dhe Metohi. Ky është një lajm pozitiv dhe inkurajues," tha Lluçiq për Kosovo online.
Ai shprehu shpresën se do të ketë një ulje të mëtejshme të presionit ndaj kompanisë.
“Dhe se do të ketë një rezultat pozitiv të të gjitha kërkesave tona që i kemi paraqitur bashkësisë ndërkombëtare”, tha Lluçiq.
Komisioni i Pavarur i Mediave në Kosovë (KPM) ka anuluar në seancën e sotme vendimin e marrë më 3 tetor të vitit të kaluar, me të cilin është pezulluar transmetimi i kanalit sportiv “Arena”.
Komisioni ka pezulluar kanalet “Arena”, pasi siç thuhet, “në to janë shfaqur mesazhe dhe thirrje për mbështetje terroristëve më 24 shtator në Banjskë”.
Kërkesa për kthimin e kanalit “Arena” është dorëzuar nga kompania “Artmotion”.
0 komentet