Lluçiq: Shpallja e heqjes së transaksionit të pagesave presion akoma edhe më shumë ndaj popullatës sërbe
Burim: Kosovo Online
Deklarata e Prishtinës rreth heqjes së transaksioneve me Sërbinë, presion akoma dhe më shumë ndaj popullatës sërbe në Kosovë, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Sërbisë Vlladimir Luçiq duke shtuar se të tilla vendime kanë për qëllim zhvendosjen e sërbëve prej Kosovës.
Lluçiq ka theksuar se Telekom Sërbia operon në 10 vende dhe të tillë vendim nuk e ka ndeshur në funksionimin e kësaj kompanie.
“Ky është një tjetër vendim që dëshmon qartë presionin ndaj popullsisë sërbe që t’u vështirësohet jeta dhe që sa më shumë popullsi sërbe të zhvendoset. Dhe për këtë mendoj se kjo betejë dhe ajo që ne luftojmë për Telekom ka një domethënie të madhe dhe nëse i’a arrijmë që si kompani sërbe, të fitojmë për një punë normale të këtushme, pasi kjo do të ishte të paktën një shenjë pozitive që mund të shkohet drejt ndonjë qëllimi dhe që këtu popullsia sërbe të ketë jetë normale dhe të ketë ofruesit e vet, shkollat e veta, që të ketë një mënyrë për jetë normale” ka thënë Lluçiq.
0 komentet