Manastiri i Deçanit: Gjithnjë e më të shpeshta plaçkitjet në lagjet e përziera në Kosovë

Manastir Visoki Dečani
Burim: Kosovo Online

Manastiri i Deçanit ka bërë të ditur plaçkitjet e shpeshta në banesa dhe objekte në zonat me popullsi të përzierë etnikisht, duke treguar për dështimin e sigurisë nga ana e Policisë së Kosovës, pasi askush nuk është vënë para drejtësisë për këto krime.

“Me rritjen e tensioneve etnike, plaçkitjet vazhdojnë në pjesët etnikisht të përziera të Kosovës. Banda e grabitësve vodhi postën lokale dhe Qendrën Kulturore e cila përdoret nga sërbët vendas. Nga posta janë marrë mbi 1000 euro. Vjedhja është raportuar në Policinë e Kosovës”, thuhet në llogarinë e Tuitter të këtij manastiri.

Bëhet e ditur se kohët e fundit në komunën etnikisht të përzier të Graçanicës, plaçkitjet kanë qenë më të shpeshta, sidomos tek shtëpitë private.

“Në mars, në fshatin Batushë afër Fushëkosovës, dy shtëpi sërbe ishin në shënjestër të grabitësve dhe një në Llapllasellë. Në Batushë është grabitur me forcë shtëpia e Dragisha Miriqit ish-deputetit në Kuvendin e Prishtinës. Persona të panjohur kanë hyrë dhe grabitën shtëpinë e familjes së Mitar Maksimoviqit në Suhadoll afër Lipjanit. Në mars, shtëpia e një familjeje sllave në Lepinë të Lipjanit është dhunuar për herë të pestë” bëhet e ditur.

Thuhet se mediat sërbe raportojnë për ndjenjën e pasigurisë dhe dështimin e Policisë së Kosovës.

“Deri më tani, autorët e asnjërës prej këtyre vjedhjeve, nuk janë vënë para drejtësisë. Mediat sërbe raportojnë se ndjenja e pasigurisë po rritet, si dhe dështimi i Policisë së Kosovës për të mbrojtur qytetarët”, kanë shtuar ata.