Europa Nostra: Manastiri i Deçanit ende në rrezik
Disa nga lokalitetet që janë përfshirë në listën e Europa Nostra viteve të fundit - "7 monumentet kulturore më të rrezikuara" janë ende në rrezik dhe kërkojnë shumë vite përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ruajtjen e tyre, dhe i tillë është rasti me Manastirin e Deçanit, rezulton nga përgjigja që Kosovo Online ka marrë nga zyra e Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra.
Kujtojmë, organizata Europa Nostra e ka përfshirë në listën e shtatë monumenteve kulturore më të rrezikuara për vitin 2021 edhe Manastirin e Kishës Ortodokse Serbe, Deçani.
Europa Nostra publikoi dje listën e shtatë monumenteve kulturore dhe trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë për vitin 2023 dhe disa media shqiptare interpretuan se meqenëse Manastiri i Deçanit nuk është në atë listë, ai është “hequr” nga lista e Europa Nostra-s.
Mirëpo, siç u tha për Kosovo Online nga zyra e Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra-s në Bruksel, në kuadër të programit të tyre “7 monumentet më të rrezikuara të kulturës”, nga lista e parë e publikuar në vitin 2013 deri te ajo më e fundit për vitin 2023, asnjë lokalitet nuk u përfshi në listë dy herë.
“Europa Nostra, në bashkëpunim me Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve, publikon çdo vit një Listë që përmban “7 monumentet më të rrezikuara të kulturës”. Këshilli ekzekutiv i Europa Nostra bën përzgjedhjen përfundimtare bazuar në një listë më të gjerë të përgatitur nga Këshilli Këshillimor. Nga Listë e parë të publikuar në vitin 2013 e deri më sot, kur publikuam Listën për vitin 2023, asnjë lokalitet nuk është përfshirë dy herë në listë. Prandaj, çdo vit në listë ka lokalitete të reja të zgjedhura në bazë të nominimeve që mbërrijnë në adresën e Europa Nostra-s në përputhje me procedurën që është shpjeguar qartë në ueb-faqen e Europa Nostra-s”, thuhet në përgjigjen për Kosovo Online nga zyra e Sekretariatit Ndërkombëtar të kësaj organizate, në pyetjen tonë për procedurën e aplikuar për programin “7 monumentet më të rrezikuara të kulturës".
Siç theksohet më tej, Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, janë angazhuar në mbrojtjen e të gjitha lokaliteteve që janë përfshirë në listën e tyre vitet të fundit.
"Disa nga vendet tani janë jashtë rrezikut falë angazhimit të aktorëve të ndryshëm në nivel lokal, kombëtar dhe evropian. Disa vende të tjera janë ende në rrezik dhe kërkojnë shumë vite përpjekje për të gjetur një zgjidhje për t'i ruajtur ato për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Kështu është, për shembull, me zonën tampon në bërthamën historike të Nikosias në Qipro, me Kalanë e Beogradit si dhe me Manastirin e Deçanit”, thuhet në përgjigjen që morëm nga zyra e Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra-s.
Verën e kaluar, kujtojmë, delegacioni i Europa Nostra-s vizitoi Kosovën dhe pas asaj vizite konstatoi se arsyet kryesore për vendosjen e Manastirit të Deçanit në listën e 7 më të rrezikuarve në vitin 2021 mbeten në fuqi.
“Për zgjidhjen përfundimtare ende nuk është rënë dakord nga të gjitha palët në lidhje me pasojat e shkaktuara nga planet për rritjen e trafikut në dhe rreth Zonës së Mbrojtjes së Veçantë të Manastirit të Deçanit, si dhe për ndërhyrjet e tjera të paralajmëruara, siç është projekti në bregun e lumit, që mund të kenë një ndikim negativ në mjedisin natyror të manastirit, i cili konsiderohet pjesë përbërëse e vlerës së tij të jashtëzakonshme të trashëgimisë. Së dyti, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2016 që konfirmon pronësinë e Manastirit të Deçanit e 24 hektarëve tokë, ende nuk është zbatuar përmes regjistrimit të tokës së manastirit, gjë që cenon sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike të këtij manastiri të gjallë me token përreth. Së treti, për shkak të sfidave komplekse të sigurisë, manastiri ende duhet të ruhet nga ushtarët e KFOR-it 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, gjë që u konfirmua nga komandanti i KFOR-it”, tha Europa Nostra në atë kohë.
Ata theksuan gjithashtu se manastiri herë pas here përballet me tentativa të pabaza për rishikimin e identitetit kulturor dhe historik të kësaj trashëgimie fetare, tendencë e cila, siç u tha, nuk është në përputhje me parimet evropiane dhe ndërkombëtare të interpretimit të saktë historik dhe artistik të monumenteve historike dhe vende të trashëgimisë.
Në listën Europa Nostra, shtatë monumentet kulturore më të rrezikuara për vitin 2023 janë: hapësira kulturore e Shën Stefanit në Mal të Zi, mullinjtë me ujë të Bistricës në Petrovac i Mllavës në Serbi, varrezat përkujtimore partizane në Mostar, Stacioni Hekurudhor Kortrijk në Belgjikë, Kalaja Chakvinji në Gjeorgji, Shtëpia e Mbledhjes së Motrave, ish Habitati Moravian në Kleinwelk në Gjermani dhe Memento Park në Budapest.
Europa Nostra u themelua në vitin 1963 në Paris, merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e praktikave më të mira në fushën e trashëgimisë në të gjithë Evropën dhe mban marrëdhënie të ngushta me Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, UNESCO dhe organizmat të tjerë ndërkombëtarë.

0 komentet