Marina Jovanoviq: Njësitë speciale të largohen që të mos ndodhë më ajo çfarë i ndodhi tim shoqi

Marina Jovanović
Burim: Kosovo Online

Bashkëshortja e Millan Jovanoviqit i cili u lëndua mbrëmjen e të hënës në Zveçan, Marina Jovanoviq, ka thënë se nënshkruesit e peticionit për largimin e njësive speciale nga veriu i Kosovës, kërkojnë drejtësi për bashkëshortin e saj, por dhe që kjo mos të përsëritet më dhe kurrë mos përjetojnë atë që i ndodhi bashkëshortit të saj.

Para gazetarëve gjatë protestës së sotme, Jovanoviq u shpreh se erdhi së bashku me protestuesit për drejtësinë e bashkëshortit të saj dhe për të gjithë ata njerëz që jetojnë në Kosovë.

"Nënshkruam peticionin për të hequr njësitë speciale nga Kosova e Metohia dhe që mos të përsëritet më ajo çfarë i ndodhi tim shoqi” ka thënë Jovanoviq.

Dukshëm e mërzitur, ajo deklaron se situata është shumë e vështirë dhe se është e shqetësuar si të gjithë përreth saj.

"Të gjithë ndjehemi të shqëtësuar dhe frikësuar, fëmijët gjithashtu, nuk mundem t’i qetësoj” shprehet Jovanoviq.

Pyetjes rreth gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj, Jovanoviq thotë se momentalisht gjendja e tij është stabile duke shtuar se nuk ka patur rastin t’a vizitojë qysh prej mbrëmjes kur është plagosur.

"Nuk kam patur mundësinë t’a vizitoj, sepse vizitat nuk janë të lejueshme. Vazhdon të jetë nën terapi intensive, kjo është gjithçka që di për tani” thekson Jovanoviq.