Millisav Dakiq: Vrasësi i djalit tim shëtit, ndoshta dhe përqesh me mua në rrugë

Parastos u Goraždevcu
Burim: Kosovo Online

Mesha në Kishën e Lindjes së Virgjëreshës Mari e më pas në varret e fëmijëve të vrarë Ivan Jovoviqit dhe Panto Dakiqit, përkujtoi 20 vjetorin e krimit ndaj fëmijëve sërbë në Gorazhdevc. Millisav Dakiq, babai i Pantos së vrarë thotë se për të, dita ditës shkon keq e më keq.

Panto Dakiq ishte vetëm 12 vjeç ndërsa Ivan Jovoviq 19. Shkuan në ato ditë të nxehta të gushtit, të laheshin me shokët në Bistricën e Pekës për të ndërprerë ëndërrat e tyre.  

"Deri kur do të vazhdojë kjo, nuk e di. Për ne sërbët nuk është mirë, nuk e di nëse do të bëhet diçka, jo vetëm për vrasjen e Ivanit dhe Pantos, por për të gjitha vrasjet në Kosovë. 

Apeloj tek të gjitha organizatat dhe strukturat që të përfshihen. Për mua është e njëjta ndjenjë si e asaj dite dhe do të zgjasë deri sa të më zgjasë shpirti” tha Dakiq.

As pas 20 vitesh autorët e vrasjes së dy fëmijëve sërbë dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc, nuk janë gjetur, ndërsa hetuesit e Euleksit në fund të vitit 2010, ndërprenë çështjen. 

Dakiq shton se nuk pret që hetimi të vazhdojë dhe siç thotë, nuk ka informacion për këtë. "Ne nuk na njofton kush, të vetmit jeni ju gazetarët kur vini. Për ne do të jetë e rëndësishme të zbulohet vrasësi. Imagjinoni vrasësi i birit tim shëtit, ndoshta dhe më përqesh kur e ndesh në rrugë, do të isha më i lumturi nëse do të zbulohej dhe gjithçka do të përfundonte" thekson Dakiq.

Në ditën e vrasjes së Dakiqit dhe Jovoviqit, u plagosën dhe Bogdan Bukumiriq, Dragan Sërbljak, Gjorgje Ugrenoviq dhe Marko Bogiqeviq.

Gjorgje Ugrenoviq, një prej katër fëmijëve që më 13 gusht të vitit 2003 u plagos, ka thënë se kujtimet nuk shuhen as pas njëzet vjetësh. Ai thotë se kanë kaluar njëzet vjet nga vrasja e shokëve të tij, por imazhi i ngjarjes nuk zbehet dhe në veçanti dhimbja, thotë ai, pasi nuk është gjetur askush nga përgjegjësit.

"N’a dhemb shumë të gjithëve. Ky ishte krim i madh dhe goditje e madhe për ne në Gorazhdevc. Atë ditë e kujtoj tamam si sot, ajo vulë është e pashuar. Shkuam të laheshim në lumë, nuk shkuam në det, të dimëronim, për ne lumi ishte gjithçka, vend ku mund të freskoheshim. Ishin gati 100 fëmijë e më pas, pati breshëri arme që palosi Panton, Ivanin dhe ne” rrëfen Ugrenoviq. 

Ky i fundit thekson se me familjen e tij, planifikonte të qëndronte në Gorazhdevc. 

"Kam katër fëmijë dhe do të mundohem që përherë Ivanin dhe Panton t'i kujtoj gjithmonë për të mos u harruar dhe të jenë gjithmonë pranë nesh” tha Ugrenoviq.

Në ceremoninë përkujtimore për viktimat, asistonte dhe ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Millosh Terziq, i cili më pas vendosi kurorë me lule monumentin për nder të të gjitha viktimave të shkaktuara nga shqiptarët ku ndodhet në qendër të fshatit.

“Atë ditë kanë qëlluar mbi fëmijët sërbë dhe goditën në atë që është më e vlefshme për ne dhe ku jemi më të ndjeshëm. Qëlluan ndaj fëmijëve dhe mund të them se kjo nuk ishte vetëm e shtënë ndaj fëmijëve por mbarë Sërbisë. Sot mbushen 20 vjet nga ky akt monstruoz, fëmijët sërbë në K&M, jetojnë nën frikë, izolim, pasiguri. Dhe në këtë vit 2023 kemi pasur tentativë nga terroristët shqiptarë për të vrarë fëmijë sërbë në ditën para Krishtlindjes. I vetmi faj i Ivanit dhe Pantos në vitin 2003 ishte pasi dëshironin të mbanin emrin krenar sërb këtu në Metohi dhe që së bashku me prindërit e tyre, duke mos i dëshiruar asnjë të keqe, të qëndronin e të mbijetonin në vatrat shekullore” ka thënë Terziq. 

Ky i fundit shton se Qeveria e Republikës së Sërbisë dhe Zyra për K&M përherë do të jetë pranë popullit sërb në Metohi duke shtuar se krimi do të mbahet mend si një nga njollat ​​më të mëdha të komunitetin ndërkombëtar.

"Republika e Sërbisë kultivon kulturën e kujtesës dhe kujton viktimat e veta të fëmijëve të pafajshëm në Gorazhdevc, Jasenovac dhe në rrugën e Petrovcit, ndërsa detyra jonë dhe e gjeneratave të ardhshme, është të kërkojmë drejtësi që është e dukshme se diku ka humbur. Nga ky vend përcjellim mesazh komunitetit ndërkombëtar, por edhe atyre në Prishtinë, se sërbët në K&M, janë të bashkuar, të unifikuar në dhimbje e pikëllim, ndërsa shteti sërb, është mbështetësi i madh dhe nuk do të lejojë masakra të reja, dëbime, spastrime etnike dhe vrasje të fëmijëve sërbë, jo sepse dikush në Prishtinë nuk e dëshiron, duket që e dëshiron, dhe këtë e vurëm re në ditën para Krishtlindjes, pasi Sërbia nuk do t’a lejojë kurrë këtë” përfundoi Terziq.

Në Gorazhdevc, në kujtim të Ivanit dhe Pantos po mbahet turneu përkujtimor i futbollit “Në përkujtim të Ivanit dhe Pantos” të nesërmen që rastis me ditën e krimit, do të luhet finalja. 

Burimet financiare të cilat kanë paguar pjesmarrësit-ekipet nga Gorazhdeci, Hoça e Madhe dhe Rahoveci, do të dhurohen për rindërtimin e kishës së Lindjes së Shën Mërisë në Gorazhdevc.