Peshkopi Ilarion shërben meshën në Gorazhdevc për fëmijët e vrarë sërbë: Nuk kërkohet kompensim, plaga e kancerit është kur në familje fsheh vrasësin
Në përvjetorin e 20 të vrasjes se dy fëmijëve sërbë në Gorazhdevc, Panto Dakiq (12) dhe Ivan Jovoviq (19), peshkopi i Novobërdos Ilarion nën shërbesën e murgut nga Deçani, ka shërbyer sot meshën në kishën e lindjes së virgjëreshës Mari.
Mesha u organizua në ditën e 20 vjetorit të vrasjes, ndërsa peshkopi Ilarion ka thënë se Ivani dhe Panto do të ngelen të njohur dhe pranuar për mbarë tokën sërbe dhe se ata janë shpresa jonë.
"Jemi mbledhur këtu për të ofruar fli pa gjak, në përkujtim të Ivanit dhe Pantos, fëmijëve të këtij vendi, fëmijëve të kësaj toke, fëmijëve të këtij lumi që rrjedh nëpër Gorazhdevc, fëmijëve të Metohisë, por edhe fëmijëve të të gjithëve. Ivani dhe Panto u bënë të njohur dhe të pranuar në mbarë familjen tonë dhe në një mënyre, ata janë shpresa jonë, ata me atë gëzimin rinor, shkuan tek duart e krijuesit të tyre për t'u gëzuar në lavdinë e përjetshme atje dhe ajo çfarë u ndodhi, na flet se çfarë dhe si është kjo botë” ka thënë peshkopi Ilarion.
Në rrëfimin e tij, peshkopi shtoi se “plaga e kancerit është kur në familjen tënde fsheh vrasësin” duke shtuar se shpreson që vrasësit të gjenden.
“Kjo helmon shoqërinë, helmon marrëdhëniet tona. Nuk kërkohet asnjë lloj kompensimi, ne kristianët nga Zoti presim gjykimin dhe çdokush nga ne, do të marrë sipas atyre që bën, por për këtë botë, është mirë që e keqja të dëbohet me pastruese. Po le t'i lutemi Zotit, që edhe kjo të shikohet pikërisht për shkak të atij rreshterit që e shkaktoi, më mirë për të, që të dënohet me dënim të lehtë dhe turpërim në këtë botë, sesa që me këtë turp të shkojë të nesërmen ose të pasnesërmen para atij që e krijoi, sepse do të jetë shumë më e vështirë për të”, tha peshkopi Hilarion para tubuesve duke përcjellë njëkohësisht bekimin e Patriarkut Porfirije dhe peshkopit Theodhos.
Në meshën e mbajtur me rastin e fëmijëve të vrarë, përveç prindërve, kushërinjve, miqve dhe banorëve, merrte pjesë edhe ndihmës drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Millosh Terziq.
Ditën e vrasjes së Dakiqit dhe Jovoviqit, u lënduan dhe Bogdan Bukumiriq, Dragan Sërbljak, Gjorgje Ugrenoviq dhe Marko Bogiqeviq.
Pas meshës në kishë, do të mbahet edhe një tjetër ceremoni në varret e Jovoviqit dhe Dakiqit.
Më 13 gusht të vitit 2003 në momentin kur rreth 80 fëmijë laheshin në lumë, ndaj tyre u qëllua me breshëri automatiku. Autorët kurrë nuk u gjendën, ndërsa hetuesit e Euleksit në fund të vitit 2010, mbyllën çështjen.
komentet