Millosh dhe Stefan Stojanoviq dhe këtë vit shkuan për të mbledhur degët e lisit: Jeta triumfoi, do të qëndrojmë në vatrat tona

Seča badnjaka u opštini Štrpce
Burim: Kosovo Online

Ndonëse një vit më parë si sot u plagosën, Stefan dhe Millosh Stojanoviq nga Gotovusha në Komunën e Shtërpcës, herët në mëngjes kanë shkuar për të mbledhur degët e thata të lisit. Anëtarët e familjes kanë qenë nën shoqërinë e kryetarit të komunës Dallibor Jevtiq duke prerë degët e thata të lisit dhe përcjellë mesazhin se jeta triumfoi dhe se janë të vendosur në synimin për të qëndruar në vatrat e tyre dhe të jetojnë të qetë.

Duke respektuar traditën dhe ritet fillimisht 12 vjeçari Stefan Stojanoviq shkoi të priste degët e thata të lisit e pas tij edhe Milloshi.

Millosh Stojanoviq i cili vitin e kaluar u plagos pasi kthehej nga prerja e degëve të thata të lisit, thekson se kjo është festë e madhe dhe do të dëshironte t’a festonte siç i takon.

“Pavarësisht edhe asaj që ndodhi vitin e kaluar, sërish unë dhe Stefani erdhëm për të prerë degët e thata të lisit. Kjo është festa më e gëzueshme dhe mendojmë t’a festojmë ashtu sikurse i takon“ ka thënë Stojanoviq.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dallibor Jevtiq i cili sot ishte nën shoqërinë e Stefanit dhe Milloshit më herët uroi për festën dhe tha se së bashku përcjellin mesazhin se jeta triumfoi dhe se dëshirojmë të jemi vetvetja dhe të jetojmë në paqe me të gjithë.

“Fillimisht, më lejoni t'u uroj të gjithëve mëngjes të gëzuar para Krishtlindje dhe Krishtlindjes. Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi një vit më parë dhe sot kemi ardhur këtu së bashku për prag të Krishtlindjes për të përcjellë mesazh se nuk tërhiqemi nga jeta dhe mbijetesa në këto hapësira dhe mendoj se ky është mesazhi kryesor që jeta triumfoi dhe se në këtë festë të madhe pavarësisht nga ajo që n’a ndodhi mbi të gjitha Stefanit dhe Milloshit dhe familjeve të tyre vitin e kaluar, çka na la plagë të madhe për të gjithë e pavarësisht kësaj, emi të vendosur të qëndrojmë këtu dhe të jetojmë në paqe. Përveç mesazhit që jeta triumfoi, mesazhi është se dëshirojmë të jemi në tonën dhe të jetojmë në paqe me të gjithë” ka thënë Jevtiq.

Ky i fundit tha se në këtë festë festojmë edhe faktin e lindjes së foshnjës së parë për këtë vit në fshatin Gotovusha Komuna e Shtërpcës. 

“Foshnja e parë që lindi në hapësirën e Kosovës e Metohisë është lindur në familjen Jovanoviq në fshatin Gotovusha dhe mendoj se kjo nuk është rastësore pavarësisht asaj që na ndodhi vitin e kaluar dhe viteve më para. Këtë vit e nisëm me një mënyrë të bukur dhe dëshiroj të besoj se kështu do të jetë përgjatë gjithë këtij viti dhe viteve të ardhshme dhe që kohët e vështira t’i lëmë pas, e pikërisht për këtë sot sëbashku këtu me të ftuarit tanë nga Beogradi të cilëve dëshiroj t’i falenderoj dhe të festojmë mëngjesin e paraKrishtlindjes dhe të nesërmen e Krishtlindjes” ka theksuar Jevtiq.

Sot në ditën e prerjes së degëve të thata të lisit, erdhën edhe lojtarët e klubit të vaterpolit “Tashmajdan” nga Beogradi të cilët në kuadër të përgatitjeve për nisjen e sezonit të ri, ndodhen në Komunën e Shtërpcës.

Traineri i klubit Drazhen Rajkoviq thekson se është i befasuar nga atmosfera e këndshme.

“Këtu tek ju është atmosferë e pabesueshme, shumë më këndshëm dhe ndryshe sesa kemi dëgjuar dhe se çfarë mesazhi përcjellin tek ne që jetojmë jashtë kufijve të Kosovës e Metohisë. Unë jam i befasuar për të thënë të paktën, ndihem rehat këtu, sigurisht që njerëzit e komunës na kanë bërë të ndihemi sikur jemi të rëndësishëm” ka thënë Rajkoviq.

Vitin e kaluar një ditë para Krishtlindjes, Stefan dhe Millosh Stojanoviq u plagosën në hyrje të fshatit Gotovusha ndërsa ktheheshin nga prerja e degëve të thata të lisit dhe ndaj tyre shtiu prej automjetit Azem Kurtaj.

Përcjellja e sotme për prerjen e degëve të thata të lisit ishte siguruar nga pjesmarrja e efektivëve të Policisë Kosovare.