Familja shtatëanëtarëshe Rakiqeviq: Pasuria më e madhe familja dhe fëmijët, ndërsa të tjerat si dhe sa janë

Porodica Rakićević
Burim: Kosovo Online

Familja shtatë anëtarëshe Rakiqeviq, pavarësisht se shtëpia e tyre është më e largëta nga fshati Vuça afër Lleposaviqit, ka jetuar dhe mbijetuar për 33 vite. Përgjatë gjithë këtyre viteve, babai ishte i vetmi i punësuar në shtëpi, së fundmi edhe njëri nga djemtë filloi të punojë. Ata nuk ankohen shumë, por përgatiten shumë për festat e ardhshme.

Planet që në fillim nuk kanë qenë të kemi shumë fëmijë, por fëmijët lindin, e para Jelena, pastaj Llazar, Milica dhe Stefani. Nga Milica morën anëtarin e shtatë të familjes, nipin Lluka.

Ljubisha Rakiqeviq përmes bisedës për Kosovo Onlajn rrëfen se ishte e vështirë, por të kesh katër fëmijë është pasuri e vërtetë.

"Pasuria më e madhe është familja dhe fëmijët, e pjesa tjetër është sa dhe sa ke. Jetojnë modestisht ndërsa pasuria më e madhe është kur ke familje, fëmijë të shëndetshëm, të avancuar dhe të bindur", thotë Rakiqeviq.

As bashkëshortja e Stanka Rakiqeviqit nuk ankohet e cila thotë se koha e vështirë ka mbetur prapa dhe se festat e tyre të Vitit të Ri kanë qenë festive dhe të gëzuara me brohoritje të fëmijëve.

“Ishte mirë, kishim lopë, dele, dhi, pula, derra, kishim të gjitha. Vështirë ishte pa ujë, lahesha me dorë, katër fëmijë, gjithçka me duar, enët dhe gjithçka tjetër. Ishte e vështirë, më vonë sollëm ujin, u ambjentuam ngadalë e kështu i rrita fëmijët, punuam në kopësht. Ishte bukur për ne festuam dhe nuk di çfarë duhet të shtoj tjetër”, thotë Stanka.

Ljubisha vazhdon dhe thotë se atmosfera në shtëpi ishte si në çdo shtëpi, pema e Krishtlindjes e  zbukuruar, dhuratat dhe gjithçka që kanë fëmijët e tjerë.

"Do të zbukuronim pemën e Krishtlindjes në shtëpi, fëmijët do të ishin të lumtur, blemë dhurata, ajo çfarë mund t'i përballonim. Nuk mund të përballonim shumë, por ata do të kënaqeshin me kaq," shton Ljubisha.

Këtë vit Rakiqeviqëve Zyra për Kosovë e Metohi në bashkëpunim me Komunën e Lleposaviqit po u ndërton shtëpinë e re, Ljubisha beson se ky do të jetë viti më i lumtur për fëmijët, pasi çdo gjë do të jetë më afër dhe më e aksesueshme për ta.

“Ndoshta ky vit do të jetë më i lumturi për ta, ndoshta fëmijët do të vendosen poshtë në shtëpi të re. Tashmë ende nuk dimë asgjë, por ky vit për ne është shumë i veçantë pasi poshtë po ndërtohet shtëpi e re, shtëpi e re dhe fëmijët me shumë gjasa do jetojnë poshtë, ndërsa bashkëshortja dhe unë do qëndrojmë këtu për të mbajtur pronën, është krim t’a lëmë. Do të jetë afër dhe rruga e asfaltuar, korrenti, nesër nëse punësohen, për nipin shkolla do të jetë afër, nuk do të shkelë në baltë, vesë, ngrica apo borë” thotë ai Ljubisha.

Më e madhja nga katër fëmijët e tyre Jelena Rakiqeviq, kujton mangësitë dhe rritjen në fshat, duke shtuar me buzëqeshje se ishte gjithmonë argëtuese në një shtëpi plot me fëmijë.

"Në përgjithësi, ishte gjithmonë argëtuese. Siç thanë prindërit e mi, kishim shumë kafshë, gjyshja e ndjerë kujdesej për to, ndërsa unë sigurisht shkova me të. Më kujtohet kur më mbronin nga delet që më ndiqnin përreth nëpër oborr. Ndërsa rritja ishte pak më e vështirë, sepse shkolla për ne ishte shumë larg, kështu që ishte pak e vështirë të ecje në dëborë dhe shi, por dhe kjo mirë kaloi. Ishin të gjitha lojërat, zënkat dhe konfliktet ashtu sikurse në të gjitha familjet e mëdha. Nuk kishim shumë shoqëri në fshat, veçse në shkollë”, thotë Jelena.

Vitin e Ri si të vegjël përherë kemi festuar familjarisht, ndërsa Jelena kujton dhe disa ngjarje interesante.

“Zbukurimi i pemës së Krishtlindjes në dhjetor, përgatitjet, pakot, dhuratat. Babai bleu aq sa mundi. Më kujtohen fishekzjarrët që fluturonin nëpër shtëpi. Babi, si çdo vit, bleu fishekzjarre dhe tamam prej këtej mbi shtëpi donte të ndizte fishekzjarrët, megjithatë i vendosi përmbys dhe kur ndezi fishekzjarrët, ai fluturoi drejt e në shtëpi. Kështu që dhe një vit, komshiu ndezi fishekzjarr dhe e hodhi para portës sonë dhe kur u thye të gjithë i’a mbathëm. Ka pasur situata interesante sidomos me mjete piroteknike”, thotë Jelena.

Ajo shton se sot, kur janë rritur, festat e rëndësishme ortodokse dhe Vitin e Ri sërb më së shumti i presin familjarisht.

"Disa mundet me shoqëri, disa në shtëpi, Vitin e Ri sërb në përgjithësi e kalojmë të gjithë së bashku, ashtu sikurse Krishtlindjen dhe Pashkën. Këto janë festa që i kalojmë si familje", shton Jelena.

Edhe për të ky vit është i veçantë, pasi do të vendoset në shtëpi të re.

"Mendoj se ky Vit i Ri është i veçantë, sepse siç e dini, kemi shtëpi të re në të cilën presim të vendosemi në afat sa më të shpejtë. Nisëm diçka të blejmë nga pajisjet shtëpiake dhe shpresojmë se së shpejti do të akomodohemi", shtoi ajo.

Pyetjes se çfarë do të dëshironte për Vitin e Ri, Jelena u përcolli mesazh të qartë bashkëmoshatarëve të vet dhe u kujtoi atyre se çfarë u mungon sot të gjithëve.

"Më e rëndësishme është lumturia dhe liria. Siç tha babi, është edhe familja. Më shumë respekt, mirëkuptim, ngrohtësi mes njerëzve që nuk janë më", tha Jelena.