Ministria e Kulturës së Serbisë u bëri thirrje aktorëve ndërkombëtarë që të dënojnë sulmin në kishën e Shën Gjonit

Obijeni konak crkve Svetog Jovana na ulazu u Veliku Hoču 1
Burim: Kancelarija za KiM

Ministria e Kulturës e Serbisë dënoi sulmin ndaj konakut e kishës së Shën Gjonit në Hoçën e Madhe, e cila i përket manastirit të Deçanit, dhe theksoi se incidente të tilla vandale, të bazuara në urrejtje ndaj popullit serb, rrezikojnë jo vetëm trashëgiminë kulturore në zonën e Kosovës e Metohisë, por që në të njëjtën kohë kërcënojnë hapur sigurinë dhe mbijetesën e popullit serb.

Ministria e Kulturës bëri me dije se ky sulm, i fundit në serinë e sulmeve ndaj objekteve të Kishës Ortodokse Serbe, tregon niveli i lartë të vulnerabilitetit të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në Kosovë e Metohi.

"Incidentet të tilla vandalizmi, të bazuara në urrejtje ndaj popullit serb, kërcënojnë jo vetëm trashëgiminë kulturore të Kosovës e Metohisë, por gjithashtu kërcënojnë haptazi sigurinë dhe mbijetesën e popullit serb. Synimi i qartë i ekstremistëve është të ngjall frikë duke mbjellë jotolerancë dhe dhunën tek serbët që duan të mbeten në vatrat e tyre shekullore. Veçanërisht shqetësues është fakti që Prishtina nuk bën as përpjekjen më të vogël për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe fetare, por përkundrazi, kryen një fushatë agresive abuzimi dhe instrumentalizimi, me qëllimin e vetëm që trashëgimia kulturore serbe të fshihet apo të mbytet në të ashtuquajturën trashëgimi kulturore të “Kosovës” duke falsifikuar të kaluarën dhe duke injoruar qëllimisht faktet historike”, thuhet në deklaratë.

Ministria u bëri thirrje të gjithë aktorëve ndërkombëtarë që të dënojnë shembuj të tillë të dukshëm të ekstremizmit dhe vandalizmit në kuadër të mandatit të saj për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e serbëve në Kosovë e Metohi, si dhe trashëgiminë kulturore dhe fetare nga sulmet e vazhdueshme.

Manastiri i Deçanit dje u njoftua se në natën e 7-8 prillit persona të panjohur kanë hyrë në konaku e kishës së Shën Gjonit që i përket manastirit dhe se në konakun është zhvendosur inventari, janë marrë kabllot dhe u ndërprenë instalimet elektrike.