Zyra për Kosovë e Metohi: Sulm i papranueshëm dhe shqetësues ndaj kishës së Shën Gjonit
Zyra për Kosovë dhe Metohi e dënoi sulmin në konakun e kishës së Shën Gjonit, e cila i përket manastirit të Deçanit, duke theksuar se sulmi shqetësoi serbët e mbetur që jetojnë në enklavën serbe të Hoçës së Madhe, vëllezërit e manastirit dhe tregon se autorët nuk kanë respekt për vendet e shenjta serbe dhe festat e Kishës ortodokse serbe.
Në njoftimin e Zyrës për Kosovë e Metohi, theksohet se është i papranueshëm dhe shqetësues sulmi në konakun e kishës së Shën Gjonit, e cila i përket manastirit të Deçanit, dhe tregon se konaku i kishës, i cili ndodhet në hyrje të Hoçës së Madhe, është sulmuar natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, ku vjedhësit kanë zhvendosur inventarin dhe kanë prerë instalimet elektrike.
“Sulmi shqetësoi si serbët e mbetur që jetojnë në atë enklavë serbe, ashtu edhe vëllezërit e manastirit. Është veçanërisht shqetësues fakti që sulmi ndodhi në prag të festës së madhe ortodokse të së Shtunës së Llazaratit dhe tregon se autorët nuk kanë respekt për vendet e shenjta serbe dhe festat e Kishës Ortodokse Serbe”, theksohet.
Shtohet se pushteti në Prishtinë tregon mosrespektimin dhe urrejtjen ndaj vendeve të shenjta të Kishës Ortodokse Serbe me qëndrimet e shprehura antiserbe, gjë që nxit sulme të tilla.
Zyra për Kosovë e Metohi kërkon që autorët të gjenden dhe të sanksionohen në mënyrë adekuate, që ngjarje të tilla shqetësuese të mos përsëriten.
Ata posaçërisht presin që vëmendja e forcave dhe misioneve ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë e Metohi të rritet kur bëhet fjalë për sigurinë e vendeve të shenjta serbe para Pashkëve.
“Përvoja na mëson se ata janë nën sulmin e ekstremistëve dhe huliganëve në prag të festave të mëdha ortodokse”, thuhet në njoftim.
0 komentet