Një numër i madh serbësh kanë arrritur në Rudarë: Kurti, Kosova nuk është prona jote, kjo është trashëgimia jonë!

Rudare protest Srba
Burim: Kosovo Online

Disa mijëra serbë kanë arritur në protestën e madhe publike të planifikuar për sot në ora 12:00 në Rudarë, raportojnë nga vendngjarja reporterët e Kosovo Online.


Radha të gjata njerëzish mbërritën gjatë orëve të mëngjesit nga drejtimi i Zveçanit, ZubinPotokut dhe Mitrovicës së Veriut.

Të grumbulluarit kanë mbajtur transparenca dhe në njërën prej tyre shkruhet “Kurti, Kosova nuk është prona jote, kjo është trashëgimia jonë”.

Në mesin e të mbledhurve ka edhe serbë nga veriu i Kosovës, por edhe nga jugu dhe enklavat që erdhën për të ofruar mbështetje.

Kujtojmë se “Shtabi i Krizave të Popullit Serb nga veriu i Kosovës” ftoi të gjithë që të dalin në protestë sot për shkak të kërcënimeve të Albin Kurtit, i cili ditët e kaluara kërcënoi hapët se do të vriste serbët në barrikada.