Pantoviq: Pantiqin policia e informoi verbalisht për zgjatjen e paraburgimit, një rast të tillë asnjëherë nuk e kam ndeshur
Dejan Pantiqit i është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë masa e arrestit në shtëpi, tha avokati i tij Ljubomir Pantoviq, duke theksuar se me këtë rast, është krijuar një situatë e pazakontë juridike, sepse as Dejan Pantiq dhe as Pantoviq si avokat i tij, deri më tani nuk janë informuar për zgjatjen e arrestit shtëpiak, çka është e vetmja mënyrë e mundshme ligjore me të cilën përcaktohet apo zgjatet paraburgimi.
Për Kosovo Onlajn, Pantoviq ka thënë se as ai dhe as klienti i tij nuk kanë marrë vendim të shkruar prej gjykatës, ashtu sikurse Dejani në orën 9 të mëngjesit të sotëm i ka shkuar patrulla e policisë ku i ka treguar vendimin e shkruar në shqip.
"Dejani më informoi se në orën 9 të mëngjesit të sotëm tek banesa e tij mbërriti patrulla policore e cila kontrollon prezencën e tij përditë në shtëpi duke i treguar vendimin e marrë. Atij i thanë se ky është vendimi i shkruar në shqip për zgjatjen e paraburgimit duke i treguar vetëm faqen e parë ku ka qenë e nënvizuar data 9 maj, si dita ku që mban afatin e zgjatjes së paraburgimit. E më pas këtë vendim e kanë marrë sërish me vete dhe atij i thanë se më pas do të ketë vendimin edhe në sërbisht", ka thënë Pantoviq.
Siç tha ky i fundit, është e mundshme të mbërrijë deri tek ky vendim ditën e sotme por Pantiqit arresti shtëpiak i cikluar më herët, i skadon mesnatën e sotme.
Por siç shtoi, nëse ndodh për një vendim të ri që të mos mbërrijë në adresë, atëherë krijohet një situatë e pabesueshme në dëm të Dejan Pantiqit.
"Atij i është thënë verbalisht se ndodhet ende nën arrest shtëpiak pa asnjë vendim me shkrim për këtë, çka është mënyra e vetme me të cilën vazhdohet ky arrest. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në pasdite apo mbrëmje, por kjo është e para herë në karrierën time që shikoj diçka të tillë që kur punoj në avokati prej 28 vitesh” ka thënë avokati.
Siç tha ky i fundit hapi i mëtejshëm i mundshëm është se derisa vendimi të vijë në ndonjë çast, çka mund të jetë dita e sotme, ai do të apelohet.
Në këtë apelim, Pantoviq thotë se do të shkruajë se ligjërisht nuk i lejohet policisë t’i thotë verbalisht të paraburgosurit 'je ende në paraburgim', për t'i treguar ndonjë letër dhe pa i’a dorëzuar atij një vendim të tillë me shkrim.
“Në letrën apeluese do të përmend këtë detaj edhe nëse vendimi vjen prsh nesër do të kërkoj që Gjykata e Apelit të deklarojë se arresti shtëpiak i Dejan Pantiqit ka humbur vlerën prej dt 9 mars pasi nëse vendimi nuk arrin deri në përfundim të arrestit shtëpiak, ai ndërpritet. E vetmja mundësi për t’a përdorur këtë mjet juridik, është apelimi, por që shkon në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, kështu që gjithçka ju thashë” ka përmbyllur Pantoviq.
0 komentet