Patriark Porfiri: Lutemi për të gjitha viktimat e pafajshme, nëse sërish përsëritet spiralja e të keqes, të gjithë jemi humbës
Në sheshin e Shënjt Gjergjit në Sombor po mbahet ceremoni shtetërore në përkujtim të 24 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, e patriarku sërb Porfiri mbajti përkujtimoren për mbarë viktimat.
Në këtë përkujtimore asiston presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik, kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq dhe ministrat, përfaqësues të qeverisë krahinore, familjarë të viktimave....
Patriarku i KOS Porfiri ka thënë se agresioni i NATO-s ishte “konflikti më disproporcional qysh prej krijimit të botës dhe shekullit".
"Si në këto orë të hershme të mbrëmjes ra bomba e parë. Të gjithë e dimë kur filloi shkatërrimi i parë i atdheut tonë të dashur, natyrës sonë, pronave dhe jetëve tona. U vra sërbi i parë me emrin Radovan Mediq, i pari mes mijëra të vrarëve e të lënduarve të këtij agresioni. Vetëkujtohemi dhe i kujtojmë të tjerëve se populli ynë, por edhe mbarë bota, mbi të gjitha kanë nevojë për paqen dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë, ndërgjegjësimin rreth kësaj se ka një vend për çdo shpirt të gjallë nën kapelen qiellore dhe për çdo popull të organizojë jetën e vet në mënyrë e vet sesi i duhet" nënvizon patriarku.
Ky i fundit shtoi se tani në Europë vijon konfikti i cili kërcënon me kokfortësinë e vet mbarë botën.
"Lutemi që aty ku ka luftë, të ndalen armët të cilat ngjallin vdekje dhe rjedhje të gjaku të pafajshëm” ka thënë patriarku.
Ai tha se ndokush sot, “prej rreshtit” kërkon që populli sërb të hyjë në konflikt mes vetes por edhe me të tjerët.
"Nga ana tjetër, të tjerët nuk e kuptojnë se Zoti i krishterë-Zot i dashurisë dhe paqes dhe se kisha jeton dhe dëshmon paqen, ata kërkojnë që kisha me qëndrimet dhe deklaratat e veta, të mbulojë ata që do të na shtynin në keqkuptime të ndërsjella, luftëra e konflikte" ka thënë patriarku i KOS.
Ai tha se të gjithë duhet të lutemi dhe të luftojmë që vuajtjet tona të mos na përsëriten as neve dhe askujt tjetër.
"Le të ngulmojmë në rrugën e të gjitha bisedimeve dhe negociatave dhe dialogut që synon të paktën mirëkuptim të ndërsjelltë elementar mes njerëzve, por jo të pranojmë ultimatume dhe shantazhe me çfarëdolloj çmimi. Ultimatume dhe shantazhe që nënkuptojnë tradhëtimin e vetes dhe të tuve. Njëkohësisht do të bëjmë gjithçka të qëndrojmë të fundit në tryezën ku kërkohet një zgjidhje, e cila do të ruajë paqen për ne dhe për të gjithë rreth nesh së bashku me ne”, tha patriarku sërb.
Ky i fundit paralajmëroi se pa dyshim, nëse spiralja e së keqes fillon sërish këtu, të gjithë do të jemi tërësisht humbës.
"Lutemi për të gjitha viktimat e pafajshme, për popullin tonë, motra e vëllezër. Zoti mëshiroftë shpirtrat e tyre dhe u dhëntë paqe të përjetshme dhe të gjithë atyre që vuajtën në drejtësinë e Zotit gjatë agresionit të NATO-s kundër popullit sërb" ka thënë patriarku Porfiri.
0 komentet