Radojeviq: Fon Kramon të ftojë Prishtinën të formojë BKS dhe jo Listën Sërbe në zgjedhje

Milan Radojević
Burim: Kosovo Online

Anëtari i presidencës së Listës Sërbe Millan Radojeviq ka thënë sot se politika e saj, nuk ka ndryshuar dhe në vazhdim do të vazhdojnë të këmbëngulë se pjesëmarrja në zgjedhjet vendore në veri të Kosovës, si dhe në institucione, varet nga formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, si dhe nga tërheqja e forcave speciale nga veriu i Kosovës, transmeton RTV.

"Në 10 vitet e fundit kemi treguar se jemi partner të besueshëm por fakti është se duhet të lëvizet për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Qytetarët tanë po presin diçka konkrete, vetëm pas kësaj mund të thërrasim njerëzit të dalin në zgjedhje" ka thënë Radojeviq për Tanjug.

Ai shtoi se duhet të hiqen themelet të cilat janë ndërtuar në trojet private.

"Kemi thënë se mund të kthehemi në institucione kur të formohet BKS, tërheqja e forcave speciale dhe e të gjitha bazave. Në këtë kushte, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë” ka thënë Radojeviq.

Pyetjes sesi do të reagonte Lista Sërbe thirrjes së reporteres së PE për Kosovën Viola fon Kramen për të ndryshuar vendimin dhe të dalin në zgjedhje, Radojeviq është përgjigjur se prej saj pret të ftojë Prishtinën të formojë sa më parë dhe pa vonesë, Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe jo siç thotë, të përcjellë çfarëdolloj apeli Listës Sërbe.

"Ajo çfarë është e sigurtë, është se Lista Sërbe është absolutisht pranë popullit të vet dhe të dëgjojë veçse zërin e popullit, jo zonjën fon Kramon, e as të ndonjë përfaqësuesi ndërkombëtar. Ne jemi përfaqësuesit legjitim të popullit dhe në këtë moment së bashku me popullin mendojmë se nuk egzistojnë parakushtet për të dalë në zgjedhje, e as të dorrëzojmë listat" nënvizon Radojeviq.

Ky i fundit ka thënë se në periudhën e fundit kanë pasur shumë probleme veçanërisht kur në krye të qeverisë së Kosovës është Albin Kurti.

Radojeviq kujton se Prishtina në kohën e pandemisë ndali vaksinimin, lejimin e vaksinave në Kosovë ndonëse ishin në dispozicion për të gjithë të cilët jetonin në këtë territor, madje u sollën edhe për mjekët.

"U ndaluan të dilnin në zgjedhje, në referendum, në mënyrë konstante u ngritën akuza kundër sërbëve për disa krime lufte, nuk repsektohej vendimi për kthimin e pronave të manastirit të Visoki Deçanit" ka shtuar Radojeviq.

Bashkësia ndërkombëtare, thotë Radojeviq, mbeti pa asgjë e mjaft probleme janë përmbledhur.

"Kulmi ishte dërgimi i forcave speciale në veri të K&M të cilët morën funksionet e policisë vendore, vetëm për këtë ishte e pakuptimtë egzistenca e policisë vendore" ka thënë Radojeviq dhe kujtoi se më pas 2.500 të punësuarit, braktisën institucionet.

Radojeviq kujtoi se Lista Sërbe ka legjitimitet dhe 90% të mbështetjes së popullit sërb çka është e qartë se këta njerëz do të bojkotojnë zgjedhjet.

"Duhet të krijohen parakushte për dalje në zgjedhje të cilat tani nuk ka, nuk egzistojnë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, kush do t’i sigurojë materialet zgjedhore? Për ne është e papranueshme që këto materiale t’i sigurojnë forcat speciale" ka qartësuar Radojeviq.