Jevtiq: Tentativa e vrasjes së sërbëve kualifikohet si 'shkak për rrezik të përgjithshëm'
Kryebashkiaku i Shtërpcës Dalibor Jevtiq vlerëson se sot ndërsa sërbët në Kosovë ndalohen dhe gjykohen pa prova, tentativa e vrasjes ndaj sërbëve kualifikohet si "shkak për rrezik të përgjithshëm".
Jevtiq ka thënë se lëndimi një natë para Krishtlindjes në Gotovusha afër Shtërpces i Stefanit 11 vjeçar dhe Milloshit 21 vjeçar, në aktakuzën ndaj A.K. kualifikohet si vepër e 'shkakut për rrezik të përgjithshëm'.
"Natën para Krishtlindjes së këtij viti Stefani dhe Milloshi u lënduan, ku ndaj tyre qëlloi A.K. në aktakuzën ndaj A.K. vepra cilësohet si 'shkaktim i rrezikut të përgjithshëm'. Dhe ndërsa sërbët ndalohen dhe dënohen pa prova, përpjekja për të vrarë sërbët kualifikohet si 'shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nënvizon Jevtiq në Tviter.
Dy djemoshat sërbë të afërt me njëri-tjetrin Stefan Stojanoviq dhe Millosh Stojanoviq, kujtojmë, u lënduan teksa mbanin pemën e Krishtlindjes ku ndaj tyre shqiptari A.K. qëlloi ndërsa qarkullonte me automjet.
0 komentet