Policia vendos shirit të verdhë garazheve në Mitrovicën e Veriut, Trepça jug, njofton shembjen

garaže u Severnoj Mitrovici kojima Trepča jug preti rušenjem
Burim: Kosovo Online

Policia Kosovare këtë mbrëmje ka vendosur shirit të verdhë tek garazhet në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut pasi pronarët e objektit i’u premtua se do të shtyhej shembja. Fjala është për garazhet pronarët e të cilave në shkurt dhe pastaj në mars, "Trepça Jug" dhanë paralajmërim para prishjes, duke pretenduar se ndërtesat e tyre ndodhen në tokën që i përket atij kombinati.

Pronarët e objekteve thanë për Kosovo Onlajn se presin që nesër në mëngjes në orën 09:00 të mbërrijnë fadromat dhe nën asistencën e policisë, të prishin garazhet e tyre.

Pronari i njërit prej garazheve, Nemanja Joviq thotë se procedura nisi më 13 shkurt si dhe se për objektin e vet ka dokumente të rregullta.

"Ne më 13 shkurt, morëm njoftim të sjellë nga 'Trepça Jug'. Shkruar në shqip, dy letra të dorëzuara nga rojet e burgut. Kështu e morëm informacionin. Atyre i’u dhanë letrat për të na i dorëzuar. Ata i vendosën në derë, gjithçka ishte shkruar në shqip, ne këtë nuk i kuptuam. I injoruam ato letra e kështu që më 17 mars morëm letrën për prishjen dhe erdhën për të vendosur shiritin, e njëjta edhe nga 'Trepça Jug'", rrëfen Joviq.

Pas marrjes së vendimeve për prishje, pronarët, të gjithë me kombësi sërbe, i’u drejtuan Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe shkuan për bisedime me drejtorin e "Trepça Jug".

"Ne kemi komunën tonë këtu në qytet, nuk ka nevojë që ata nga 'Trepça Jug' të vijnë këtu dhe të marrin përsipër punën e komunës sonë. Komuna duhet të marrë vendim për t’a shembur. Ata të gjithë këtë e injoruan dhe nisën të shembin garazhet pavarësisht vendimit tonë. Ne këtë e ndaluam, shkuam të bisedonim me drejtorin e 'Trepça Jug' dhe ai tha se shembja është pezulluar deri në njoftim të ri", thotë Joviq.

Që garazhet do të shemben nesër, pronarët e mësuan sot kur njëri prej tyre pa policinë duke vendosur shirit të verdhë, duke shënuar kështu zonën për prishje.

"U habitëm, u tubuam për të parë se cili ishte problemi. Ishim në polici, dorëzuam letrat, të gjithë posedojmë letra. Këto garazhe kanë qenë këtu prej 62 vitesh, disa i kanë qysh nga viti 1987, disa i kanë qysh nga vitet ‘60... Të gjithë i kemi letrat", qartësoi Joviq.

Policia, thotë ai, fotografoi gjithçka dhe "eci më tej".

"Dhe tha se nesër do të vijnë këtu me fadromë për të prishur garazhet, sikurse kuptuam ne. Askush nga ne nuk u informua. Ne këtë informacion e morëm rastësisht. Dhe sërish pa komunën tonë. Ne kemi kryekomunarin tonë që është këtu, i cili u zgjodh nga populli. Ata e para duhet të shkojnë në komunë, të marrin ndonjë vendim këtu për të bërë diçka dhe bëjnë gjithçka jashtë komunës sonë", tha Joviq.

Si arsye për prishjen ishte siguria e kërcënuar e qendrës së burgut që ndodhet në afërsi.

Joviq megjithatë konstaton se garazhet 62 vjeçare nuk e kërcënuan sigurinë e burgut.

"Këtu egziston një shtëpi që gjithashtu është shembur, djegur, qëndron ashtu aty dhe ajo nuk cënon sigurinë e burgut ndërsa ndodhet pranë burgut, ndërsa këto garazhe kërcënojnë ndonëse janë të gjitha të mbyllura dhe pronarët janë të gjithë nga Mitrovica", konkludoi Joviq.

Gjatë regjistrimit të deklaratës dhe ndërtesave të shënuara për prishje, para burgut u shfaq patrulla policore e cila i tha ekipit të Kosovo Onlajn se kishin marrë një telefonatë nga burgu dhe se filmimi nuk lejohej.