Mitrovica e Veriut: Policia kthen parrullën “Zoti i paqtë, Krishti u lind”, e cila menjëherë u vendos

postavljen transparent
Burim: Kosovo Online

Policia kosovare mbrëmjen e sotme pas orës 20:30 ka kthyer parrullën me mbishkrimin “Zoti i paqtë, Krishti u lind”, pas të cilës u vendos menjëherë në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Përfaqësuesit e Listës Sërbe të kontaktuar më herët nga ana e policisë, pas marrjes së parrullës me shpejtësi e vendosën atë.

Sot mbasdite vonë Policia Kosovare mori parrullën “Zoti i pqatë, Krishti u lind” të cilën përfaqësuesit e Listës Sërbe tentuan t’a vendosnin në qendër të qytetit, ndërsa kryekomunarit i’u kërkua që të paraqitej në stacionin policor.

Kësaj i parapriu biseda që zgjati më shumë se një orë, në të cilën zyrtarët policorë theksuan se patën urdhër për të mos lejuar vendosjen e parrullës, ndërsa anëtarët e Listës Sërbe, Igor Simiq, Ivan Zaporozhac dhe Nemanja Bishevac, kërkuan që policia t'u spegonte se çfarë ligji kishin shkelur dhe përse ishte ndaluar parrulla, por ata prej policisë morën vetëm përgjigje se ishin urdhëruar të mos të vendosej.

Më shumë se 30 pjestarë të policisë më pas e morën parrullën dhe e çuan në stacionin policor.

Millan Radojeviq, si kryekomunar i Mitrovicës së Veriut, mori vendimin që në prag të Krishtlindjes në qendër të qytetit, të vendosej parrulla me përshëndetjen tradicionale “Zoti i paqtë, Krishti u lind".

Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq tha për Kosovo Onlajn se ishte denoncuar në stacionin policor për mosrespektim të urdhrit të policit, pasi policia kosovare pa spegime mori parrullën me mbishkrimin "Zoti i paqtë, Krishti u lind" prej anëtarëve të Listës Sërbe.