Qytetarët e Mitrovicës së Veriut për ndalimin e importit të mallrave serbe: Për shkak të Kurtit nuk ka ushqime dhe ilaçe nga Serbia
Ndalimi i Prishtinës për importin e mallrave serbe në Kosovë është në fuqi prej nëntë muajsh, ndërsa qytetarët e Mitrovicës së Veriut thonë se nuk ka më produkte nga Serbia dhe se janë të detyruar të blejnë ushqime të cilësisë së ulët me të njëjtin çmim. Ata ia dalin, thonë , se si dinë, kështu që sjellin mallra nga Serbia sa u lejohet.
Stevica Joviq, i cili thotë se është dëbuar nga Vuçitrni, prandaj edhe jeton në Mitrovicën e Veriut, thotë se për shkak të ndalimit të mallrave serbe, ushqimi që ofrohet është i cilësisë së dobët.
“Nëntë muaj Kurti nuk na lë të marrim ilaçe, e tmerrshme! Jetojmë si në ndonjë territor të pushtuar. Është e vështirë, por ne jemi mësuar të torturohemi nga Prishtina dhe nuk do të largohemi nga Kosova, nuk do të na dëbojnë. Është e vështirë të jetosh nëse nuk ke ushqim bazë, nëse të ofrojnë ushqim të cilësisë së dobët me të njëjtin çmim. Unë duhet të konsumoj ushqim që është i cilësisë së dobët, nga jugu, pa marrë parasysh se ku prodhohet, sepse Kosova ka pak ushqim, e importojnë. Pse të mos importojmë ushqim nga Serbia jonë, të marrim ilaçe, të rrisim pagat dhe të jetojmë normalisht si pjesa tjetër e botës së qytetëruar?”, pyet Joviq.
Ai gjithashtu thekson se Bashkimi Evropian hesht për të gjitha këto.
“Ajo mbyllë sytë dhe shtiret si e çmendur. E dini, sikur politika e BE-së të ishte e mirë, sot nuk do të kishim luftë në Ukrainë, po të ishte politika e BE-së dhe Amerikës demokratike, nuk do të kishim luftë as në Kosovë. Pothuajse të gjithë heshtin. Përfundimi është se ka super njerëz - Amerika dhe Perëndimi dhe ka një klasë të dytë dhe një klasë të tretë. Nuk ka drejtësi, nuk ka të drejta apo liri, dhe ky është fatkeqësisht realiteti i këtyre kohërave, veçanërisht në Evropë që konsiderohet demokratike dhe ka pak demokraci në Evropë”, thotë Joviq.
Dejan Miliq nga Mitrovica thotë se ka mundësi që për shkak të masave të Prishtinës të mbyllen shumë biznese të vogla.
“Ne ia dalim sa më mirë. Kur shkojmë të marrim para në Serbi, marrim edhe mall aq sa na lejojnë të transferojmë. Situata është e njëjtë me ilaçet, është shumë e vështirë, asgjë nuk ka ndryshuar në këto muaj. Unë jetoj me shpresën si të gjithë këtu se do të bëhet më mirë, kështu që do të shohim. Por, nëse vazhdohet kështu, ekziston mundësia që shumë biznese të vogla të mbyllen për shkak të pamundësisë së të bërit biznes dhe nëse ato ndërmarrje mbyllen, njerëzit do ta kenë të vështirë të mbijetojnë këtu në Kosovë dhe Metohi”, thotë i shqetësuar Miliq.
I indinjuar është edhe Slavko Andriq, i cili thotë se populli ka vuajtur “mjerimin më të madh” që mund të kujtojë.
“Mallrat tona nuk janë aty, janë të gjitha nga tjer anë, as qumështi, nuk ka asgjë tonën. Nuk ka qenë kurrë më keq se tani. Ky është mjerimi më i madh që mund të ekzistojë dhe do të jetë edhe më i keq, sikur të na thonë se nuk pranojmë dinarë dhe kemi mbaruar. Si mund t'i marrim paratë, si mund të shkoj unë në moshën 78 vjeçare t'i marrë”, i indinjuar është Andriq.
Bashkëqytetari i tij, i cili nuk ka dashur t'ua thotë gazetarëve tanë, tregon se në dyqane nuk ka mall cilësor.
“Ne ia dalim siç dimë. Ne shkojmë në Serbi dhe sjellim atë që mundemi. Nuk ka mallra serbe fare, as mall cilësor”, thotë ky qytetar i Mitrovicës.
komentet