Eskobar: Kosova të anulojë ndalimin e mallrave sërbë, është rritje tensioni i panevojshëm

Gabrijel Eskobar
Burim: Kosovo Online

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Eskobar, ka thënë sot se Kosova duhet të anulojë ndalimin e importit të mallrave sërbe sepse kjo jo vetëm se është joeuropiane, por veprim i panevojshëm që rrit tensionin.

Eskobar pyetjes së gazetarit të Kosovo onlajnit me rastin e ndalimit të vendosur nga qeveria prishtinase, ai tha se nuk ka bazë ligjore ky veprim dhe se ndalimi duhet të anulohet.

"Ky ndalimi i mallrave dhe automjeteve të caktuara, duhet të hiqet. BE mendon se kjo jo vetëm që është antieuropiane, pra të ndalosh lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, por kjo nuk ka as bazë ligjore. SHBA mbështet plotësisht këtë qëndrim të BE. Përsa i përket kritikave të Kurtit ndaj Kfor, SHBA dhe të tjerët me rastin e tre policëve kosovarë, ashtu sikurse kam thënë, po presim faktet dhe mbylljen e hetimeve përpara dhënies së çfarëdolloj deklarate" ka thënë Eskobar.